Nëntë persona humbën jetën ndërsa të paktën pesë të tjerë janë të zhdukur si pasojë e stuhisë “Gloria” që ka goditur Spanjën. Stuhia e fuqishme është shoqëruar nga erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi dëbore dhe ka prekur veçanërisht brigjet lindore të Spanjës.
“Gloria” ka lënë mbi 200 mijë persona pa energji elektrike ndërsa situata më e rënduar u paraqit në qytetin e Mallorcas ku dallgë të mëdha të detit shkaktuan dëme në bregdet dhe zona të gjëra janë përmbytur.
Në zonën e Costa Bravës banorët kanë parë një pamje të pazakontë pasi një pjesë e qytetit ishte zaptuar nga shkuma detare.
Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të tregojnë kujdes pasi reshjet e shiut dhe përmbytjet do të vijojnë dhe në ditët në vijim./Opinion.al