Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tre vëllezër në karrige me rrota, Arlindi: I lutem Zotit të eci

2020/01/23 at 12:14 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Tre vëllezër në karrige me rrota, Arlindi: I lutem Zotit të eci

Për Gëzimin, Arlindin dhe Adin çdo ditë është e njëjtë. Nga karriget e tyre me rrota, ku fati i ka dënuar prej vitesh; çdo ditë presin me shpresë që dikush do mundet t’i ndihmojë. T’i japë mundësinë që edhe ata si vëllai i tyre, Arditi, të munden të shkojnë në shkollë.


Sepse dëshira e tyre më e madhe është të mësojnë.Familja Idrizi jeton në fshatin Sukth në Durrës, në një shtëpi me qira, e cila pas tërmetit është në kushte edhe më të rënda. Shpëtimi, kryefamiljari mundohet të punojë kur gjen punë. Por i duhet të qëndrojë edhe në shtëpi, pasi për Lirien është shumë e vështirë të kujdeset e vetme për tre fëmijët dhe vjehrrën e cila njërin krah e ka të paralizuar.

“Shumë e vështirë të jetosh me tre fëmijë të sëmurë, me qira. Kanë nevojë për doktor, për çdo gjë. Për pampersa, për rroba. Kur nuk ke lekë t’i blesh asnjë kostum, asgjë. Nuk është një, por janë tre dhe është shumë e vështirë. Nuk qëndronin në këmbë si gjithë fëmijët e tjerë. Atëherë ky i madhi mbeti, nuk eci më. Në atë kohë më lindi dhe djali i dytë. Një vit ka ecur shumë mirë edhe në rreth. Pas një viti ka mbetur edhe ai. I kemi çuar për kontrolle, thonë që e kanë zhvillimin me vonesë.

Por, deri tani nuk kanë ecur fare. Djali i madh është me keq se të tjerët, sepse nuk lëviz fare. Është edhe më astmë, pasi shtëpia është me shumë lagështirë. Duhet t’ia blej ilaçet çdo muaj, duhet ta çoj në spital shpesh. Sepse sapo ndryshojnë stinët, sëmuret dhe i bllokohet fryma. Nuk i kam çuar për terapi, pasi nuk kam pasur mundësi, është shtrenjtë. T’i jap për të ngrënë a të paguajë qiranë.

Nuk kam pasur mundësi, por me shpirt i kisha çuar çdo ditë. Sepse ata kanë qejf të rrinë me fëmijë, të mësojnë të shkruajnë, të lexojnë. Të paktën të bëhen për vete që të mos kenë nevojë për dikë që t’i ulë apo t’i mbajë. Se unë sot dhe nuk jam tamam. Shtyllën kurrizore e kam shumë keq, ngaqë i mbaj në peshë. Jam shumë e lodhur. Kërkojnë shtëpi, por si t’ia bëj. Nuk kam mundësi t’i bëj shtëpi.”

Çdo ditë teksa vëllai i tyre, Arditi, shkon në shkollë; tre fëmijët ëndërrojnë se edhe ata shkojnë me të. E duan jetën, edhe pse janë të dënuar të qëndrojnë në ato karrige me rrota. Edhe pse shpesh i kap trishtimi, sërish arrijnë të kenë atë buzëqeshjen e pafajshme fëminore.

“-Ti di të lexosh? Po. -Çfarë lexon?  Shkronjat. A,B,C. -Ke qejf të mësosh? Shumë. Edhe Adi ka qejf të shkojë në shkollë, me Arditin dhe me mua. Dua të lexoj libra me përralla, të çohemi në këmbë dhe të luajmë me top. -Çfarë bën ti gjithë ditën? Rri, nuk bëj asnjë gjë. Vetëm rri. -Shokë ke? Po. Arditin e kam shok. -Çfarë do të bëhesh kur të rritesh? Doktor, të vizitojë të tjerët e të shoh se çfarë kanë. -Për çfarë i lutesh Zotit? I lutem për një shtëpi të re dhe të eci.”

Liria kërkon mbështetje për t’i bërë një kontroll tre fëmijëve, pasi ende ka shpresa se një ditë do munden të ecin. Por, është e pamundur t’i sigurojë djemve trajtimet që mund të nevojiten. Familja jeton në kushte të vështira ekonomike.

Dhe shtëpia në të cilën janë me qira, ka pësuar shumë dëme pas tërmetit të 26 nëntorit. Duke ia rrezikuar çdo ditë e më shumë jetën familjes.

“Asnjë ditë nuk e kanë pasur të lumtur. Që të thonë se sot na bënë diçka dhe jemi të gëzuar. Asnjë ditë. Nuk çohen asnjë ditë të gëzuar se po shkojnë në shkollë. Apo se bëjnë diçka ndryshe. Veç çohen nga gjumi dhe në karrocë. I bëjmë një xhiro nëpër rrugica dhe kaq është xhiro e tyre. Nuk shkojnë askund tjetër.

Dy karroca kanë sepse njëra është prishur dhe njërin nga djemtë e mbajmë në krahë. Edhe këto të falura janë. Këta kërkojnë të hanë, të pinë, mundësitë nuk janë tamam siç i duan ata. Është shumë e vështirë. As lekë për të blerë drunj nuk kemi. Të falur e kemi edhe sobën, nuk kemi pasur mundësi ta blejmë. Banja nuk është tamam, që të plotësojë kushtet për ta.

Është e vogël. Si i lan djemtë? I ul në tokë, ashtu i laj. Dhoma e gjumit është ngushtë, dy krevate kemi. Dhe flemë nga dy persona se fëmijët janë të sëmurë dhe duhet t’i kem të gjithë në dhomë.Dhe atë natë që ra tërmeti ishim në gjumë me fëmijët e nuk mundesha t’i nxirrja jashtë. Janë trembur shumë dhe vazhdojnë të jenë të trembur. Janë shumë të dramatizuar nga tërmeti, shtëpia është e vjetër. Është duke rënë e gjitha. Nuk është shtëpi që të jetojnë të sëmurët. Nga momenti në moment thua se po shembet. Jemi duke fjetur me frikë.”

Teksa Liria bën thirrje për ndihmë me dëshpërimin e një nëne, Arlindi ia kthen me një shpresë frymëzuese. I bindur se shqiptarët do t’i ndihmojnë.

“Kam shpresë se do më ndihmojë dikush, që të bëjmë diçka për këta fëmijë. T’i bëhet një kontroll për të ditur ecin apo jo. Që mos të na këputen shpresat krejt. Shqiptarët do të na ndihmojnë, kam besim.”

Familja Idrizi ka nevojë për ndihmë sa më parë. Dhe ne bashkë, mund t’ia dalim!

 

 

 

 

 

 

Etiketa: fundjave ndryshevarferi


Ju sugjerojmë

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
Bota

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor, 2025 2:55 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Para
“Anti-shpifja”/ ‘Media’ rrëzon dekretin e Metës, debate në seancë

"Anti-shpifja"/ 'Media' rrëzon dekretin e Metës, debate në seancë

Rreth 11 milionë persona ndoqën seancën e parë kundër Trump

Rreth 11 milionë persona ndoqën seancën e parë kundër Trump

Çfarë po paralajmëron Ilir Meta:  Ky është “rreziku i vërtetë rus”

Presidenti Meta zbardh letrën drejtuar Venecias, pyetjet për Kushtetuesen
















TE FUNDIT

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
6 Qershor, 2025

Një ndeshje futbolli, e cila i vlen Kombëtares drejt ëndrrës për Botërorin 2026. Por, nëse përballja e 7 qershorit po...

Lexo më shumë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
6 Qershor, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=xISAS-Xzoro Blindohet  Rinasi edhe Tirana në momentin e ardhjes së kombëtares serbe në sfidën që do të ketë nesër me...

Lexo më shumë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
6 Qershor, 2025

Mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit, por Sylvinho duket se ka zgjedhur futbollistët që do të hedh si titullarë...

Lexo më shumë

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37 vjeçar banues në Tiranë, pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com