Barcelona ka marrë një fitore të vështirë ndaj skuadrës nga kategoria e tretë, UD Ibiza. Deri në minutën e 72-të UD Ibiza ishte duke e udhëhequr ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit, me rezultatin 1-0.
Por, Francezi Griezmann nuk ka lejuar që ekipi i tij të humbiste këtë ndeshje, duke shënuar në minutën e 72, ndërsa atë të fitores dhe të kualifikimit për në raundin e ardhshëm të Kupës së Mbretit e realizoi në minutën e fundit të ndeshjes.
Në këtë ndeshje nuk ishte i aktivizuar Lionel Messin, gjë e cila ndikoi dhe në performancës së skuadrës së Barcelonës./ Opinion.al