Një specie e re peshkaqeni është zbuluar në pjesën veriore të Australisë dhe shkencëtarët thonë se mund të tregojë shumë për teorinë e evolucionit.
“Të dhënat gjenetike tregojnë se speciet e zbuluara evoluuan pasi peshkaqenët u larguan nga zonat e tyre natyrale, u izoluan në vende të reja dhe zhvilluan specia të reja.”, shpjegon doktori Dudgeon, nga universiteti i Queensland.
Në filmimet e kapura shihet se peshkaqeni i zbuluar së fundmi, përveçse të notojë, mundet edhe të ecë. Ai përdor pendët e tij të pasme për të bërë përpara në barrierën koralore, e cila ngjan mjaft me ecjen e një zvarraniku.
Ky lloj peshkaqeni gjithashtu ka zhvilluar aftësinë për të mbijetuar në mjedise me oksigjeni të ulët, gjë që do të thotë se mund të jetojnë nga cekëtina në det të hapur./Opinion.al