Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër pasi ka tentuar të vjedhë një banesë. Sipas njoftimit të policisë 36-vjeçari me iniciale T.V u kap në flagrancë në banesën e 50-vjeçarit me iniciale I.D duke tentuar të grabisë.
Gjithashtu mësohet se 36-vjeçari ka shkelur vendimin e gjykatës pasi ndaj tij, pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr. 277 më 16 Dhjetor 2019 ka caktuar masën e “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.
Njoftimi i policisë:
Tenton të vjedhë në një banesë, arrestohet nga Policia 36-vjeçari.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë shtetasi T. V., 36 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit I. D., 50 vjeç, në lagjen “Daniel Matlia”, Shkodër, në tentativë për të vjedhur.
Gjithashtu, shtetasi T. V. ka thyer vendimin e gjykatës, pasi ndaj tij Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim Nr. 277, datë 16.12.2019, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”./Opinion.al/