Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KLSH: S’ka inspektime për peshkimin, rrezikohet mbyllja e eksportit

2020/01/21 at 5:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
KLSH: S’ka inspektime për peshkimin, rrezikohet mbyllja e eksportit

Ditën e sotme KLSH ka publikuar auditimin për Performancën e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sa i përket politikave për peshkimin dhe akuakulturën.


KLSH ka konstatuar disa mangësi në menaxhimin e peshkimit dhe akuakulturës, ku theksohet se Ministria e Bujqësisë nuk ka bashkëpunuar me strukturat vartëse sa i përket zbatimit të politikave, përfshi Ligjin e Akuakulturës së 2016.

Po ashtu në këtë auditim, thuhet se nuk ka kontrolle apo inspektime sa i përket peshkimit duke mos parandaluar dot peshkimin e paligjshëm. KLSH deklaron se portet e peshkimit kanë dëme të mëdha në infrstrukturë si dhe rrezikohet mbyllja e eksportit të peshkimit të Shqipërisë.

Njoftimi i KLSH

Njoftim mbi Auditimin e Performancës me temë:

‘‘Performanca e MBZHR-së në Kuadër të Zbatimit të Politikave të Peshkimit dhe Akuakulturës”

Kontrolli i Lartë i Shtetit në dhjetor të vitit 2019 përfundoi auditimin e performancës me temë “Performanca e MBZHR-së në Kuadër të Zbatimit të Politikave të Peshkimit dhe Akuakulturës” të ushtruar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe në institucionin e varësisë Drejtorinë e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës. Ky auditim është miratuar nga Kryetari me Vendimin nr. 166, datë 28.12.2019.

Sektori i peshkimit dhe akuakulturës është një aktivitet i gjerë që përfshin dhe ka ndikim në një sërë çështjesh siç janë: – mbrojtja e mjedisit; – zhvillimi social – ekonomik i zonave ku ushtrohet aktiviteti apo ofrimi i produkteve të sigurta për konsumatorët. Në këtë auditim u analizua performanca e strukturave përgjegjëse lidhur me zbatimin e politikave dhe legjislacionit për peshkimin dhe akuakulturën, niveli i përmbushjes së Objektivave Specifike të Zhvillimit të vendosura në Strategjinë Kombëtare të Peshkimit 2016-2021, si dhe procesi i monitorimit-kontrollit-vëzhgimit-inspektimit të aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës. Në përfundim të auditimit disa nga problematikat kryesore që rezultuan paraqiten të përmbledhura në vijim.

MBZHR nuk ka hartuar dhe miratuar një sërë aktesh nënligjore duke dështuar në plotësimin e kuadrit ligjor të peshkimit dhe akuakulturës. Ligji i Akuakulturës i miratuar në vitin 2016 ende nuk ka gjetur zbatim si rezultat i mos miratimit të Zonave të Përcaktuara për Akuakulturë duke penguar kështu zhvillimin e këtij sektori.

Bashkëpunimi jo i mirë midis MBZHR-së dhe institucionit në varësi të saj DSHPA-së si dhe komunikimi i dobët midis strukturave të MBZHR-së, janë tregues direkt të mos menaxhimit efektiv të veprimtarisë së peshkimit dhe akuakulturës.

Anijet e peshkimit kryejnë aktivitet pa qenë të pajisura me pajisjen përkatëse të identifikimit dhe lokalizimit automatik kjo në kundërshtim me Ligjin nr. 64/2012 “Për peshkimin”, i ndryshuar. Si rezultat është e pamundur të kryhet vëzhgimi i aktivitetit të anijeve të peshkimit, identifikimi dhe lokalizimi i tyre automatik pasi ato nuk mund të transmetojnë automatikisht të dhënat mbi identifikimin, datën dhe orën e pozicionit, shpejtësinë dhe kursin e anijes, të dhënat mbi të gjitha sasitë për secilin lloj të zënë dhe të mbajtur në bord, etj. Mungesa e sistemit të sinjalizimit satelitor rrezikon të mbyllë eksportet e peshkut për Shqipërinë, duke e klasifikuar aktivitetin e peshkimit si të paligjshëm, pa regjistruar dhe parregulluar.

Aktiviteti i peshkimit dhe akuakulturës nuk monitorohet me inspektim dhe kontroll 24/7, si rezultat Inspektorët e Peshkimit nuk mund të kontrollojë peshkimin e paligjshëm, të paregjistruar dhe të pa raportuar. Inspektorati i Peshkimit nuk ka burime njerëzore të mjaftueshme dhe mjete logjistike të përshtatshme e bashkëkohore për të inspektuar të gjithë vijën bregdetare që ka vendi ynë, sipërfaqen e ujërave të brendshme dhe zinxhirin e aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës (inspektim në det, në port, në pikat e grumbullimit dhe tregtimit të produkteve peshkore). Mos prania e inspektorëve në momentin e kthimit të anijeve të peshkimit është një tjetër problem që nxit shkelje të tjera të legjislacionit të peshkimit.

Portet e peshkimit të vendit tonë menaxhohen në mënyrë jo efektive dhe kanë probleme të dukshme në infrastrukturë. Asnjë nga katër portet e peshkimit nuk ka kapacitet e duhura ankoruese për të gjithë flotën e peshkimit. Këto hapësira zvogëlohen edhe më shumë duke marrë parasysh anijet e zhytyra (portet e peshkimit Vlorë dhe Shëngjin), zënien e hapësirave të ankorimit nga mjetet private turistike (porti i peshkimit VLorë) apo mungesën e bankinave ankoruese. Asnjë nga katër portet e peshkimit nuk ka kantier për riparimin e anijeve të peshkimit (as në portin e ri të peshkimit Durrës i bërë funksional në janar të vitit 2019). Peshkatarët duhet të gjejnë në mënyrë individuale mundësitë e riparimit dhe kjo përbën një problem madhor për zotëruesit e mjeteve të peshkimit duke pasur parasysh moshën e vjetër që ka flota jonë e peshkimit (mosha e flotës 40 vjeçare krahasuar me mesataren e BE-së prej 21 vjeçare) dhe kostot që ka për peshkatarët riparimi i tyre. Të gjitha portet e peshkimit kanë probleme në furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Në portin e peshkimit Vlorë një pjesë e konsiderueshme e hapësirave është e zënë me mjetet e sekuestruara nga Policia Rrugore.

Ekonomitë e rritjes së rasatit të Koranit në Lin dhe Krapit në Zvezdë nuk furnizohen mjaftueshëm me ujë dhe cilësia e tij nuk është në parametrat e duhura. Ekonomia e Linit nuk ka një mol i cili do të ndihmonte për të rritur efektivitetin e procesit të hedhjes së rasatit në liqen. Ekonomia e Zvezdës nuk punon me kapacitet të plotë pasi nuk arrin të furnizohet mjaftueshë me ujë.

Qendra e Grumbullimit dhe Depurimit të Midhjes Sarandë nuk siguron që e gjithë sasia e prodhuar e midhjeve të kalojë në qendër për çertifikim, etiketim apo depurim sipas klasifikimit, pra sasia e midhjeve të hedhura në treg nuk klasifikohet dhe çertifikohet nga kjo qendër sipas kërkesave ligjore. Konsumatorët konsumojnë midhje pa asnjë kontroll.

Si përfundim, masat e marra nga MBZHR në vitet 2016-2018 për menaxhimin e aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës nuk kanë qenë të mjaftueshme. Mos zbatimi i “Objektivave Specifikë Zhvillimorë” të Strategjisë Kombëtare të Peshkimit ka bërë që politikat e ndërmarra nga qeveria për këtë sektor të mos jenë efektive në drejtim të garantimit me cilësi të aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës.

Në Vendimin e Kryetarit të KLSH-së për auditimin e performancës “Performanca e MBZHR-së në kuadër të zbatimit të Politikave të Peshkimit dhe Akuakulturës” janë dhënë 43 rekomandime për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe për Drejtorinë e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës. Këto rekomandime synojnë reduktimin e problemeve të ngritura në këtë auditim dhe përmirësimin në tërësi të situatës aktuale të aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës. Rekomandimet kryesore kanë konsistuar në plotësimin e kuadrit ligjor të peshkimit dhe akuakulturës, riorganizimin e duhur strukturor të MBZHR-së në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Peshkimit, mbulimin me inspektim të të gjithë zinxhirit të aktivitetit të peshkimit dhe sigurimin e mjeteve logjistike në dispozicion të inspektorëve të peshkimit si dhe përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme të porteve të peshkimit dhe ekonomive të akuakulturës./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Para
Foto/ Mercedes-Benz GLE e re, fuqi e gjithanshme

Foto/ Mercedes-Benz GLE e re, fuqi e gjithanshme

Makina përplaset me trafikndarësen, humb jetën 22-vjeçari

Makina përplaset me trafikndarësen, humb jetën 22-vjeçari

Gramsh, 42 vjeçari gjendet i pajetë në rrugë

Aksident në rrugën Elbasan –Librazhd, dy persona të plagosur
















TE FUNDIT

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
7 Qershor, 2025

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë të goditur me dronin rus në Harkiv më 7 qershor. Rusia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com