Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nëse shkelësit e ligjit nuk ndryshojnë sjelljen, reformat bëhen të kota”

2020/01/21 at 2:19 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Nëse shkelësit e ligjit nuk ndryshojnë sjelljen, reformat bëhen të kota”

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt teksa ka komentuar dhe vlerësuar sërish marrëveshje e re për reformën zgjedhore, duket se këtë herë ka folur me një gjuhë jo të “drunjtë”. Sipas tij zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri mund të zhvillohen edhe në këtë sistem por duhet që të mos bëhet korrupsion.


“Nëse dëshiron të ndalosh korrupsionin, duhet të ndalosh së qeni i korruptuar. Legjislacioni ekzistues mund të prodhojë zgjedhje të përshtatshme dhe rezultate të besueshme. ODIHR-i e ka theksuar këtë në disa raporte. Kjo nuk ka ndodhur pasi bëhet korrupsion dhe autorët e tij e dinë se sistemi nuk mundet t’i dënojë apo thjesht nuk i dënon sa duhet. Mund të vijoni të përpiqeni të ndryshoni sistemin, por do të ishte më mirë të ndryshonit sjelljen. Ky është parakushti për mbarëvajtjen e gjithçkaje. Sepse nëse shkelësit e ligjit nuk ndryshojnë sjelljen, reformat bëhen të kota”, ka thënë ambasadori Bernd Borchardt.

Në lidhje me propozimet e opozitës, për reformën zgjedhore, ambasadori ka dhënë edhe “zgjidhjet” e veta. Sipas tij afati deri në 15 mars për të përmbushur këtë reformë do të jetë një sfidë e vështirë, ndërsa edhe njëherë bëri apel për mos pëtrfshirjen e kriminelëve në politike si dhe zhvillimin e hetimeve për ata që kanë vjedhur votat.

***

Shitblerja e votës

Bernd Borchardt: Ne kemi rekomanduar një fushatë ndërgjegjësimi qytetar përpara zgjedhjeve, ndjekjen penale të shkelësve të ligjit, një zotim të sinqertë të partive politike për të luftuar shitblerjen e votës, si edhe që politikanët të refuzojnë publikisht mbështetjen financiare nga individët me të shkuar kriminale.

Presioni mbi zgjedhësit

Bernd Borchardt: Nuk duhet të ushtrohet asnjëfarë presioni për të marrë pjesë në fushatë apo për të votuar në një mënyrë të caktuar.

Presioni mbi administratën publike

Bernd Borchardt: ODIHR-i ka sugjeruar ngritjen e një strukture të pavarur për trajtimin e pretendimeve për presion mbi administratën dhe abuzime me burimet shtetërore. Hapa të mëtejshëm duhen marrë edhe për depolitizimin e shërbimit civil. Po ashtu, qeveria duhet të hartojë një procedurë sipas së cilës punonjësit e administratës publike mund të denoncojnë çdo lloj presioni ndaj tyre. Këta persona duhet të gëzojnë mbrojtjen si sinjalizues.

Abuzimi me burimet shtetërore

Bernd Borchardt: ODIHR-i ka rekomanduar rregullta të qarta se si munden apo nuk munden të përdoren burimet publike për qëllime zgjedhore.

Lidhjet e krimit me politikën

Bernd Borchardt: Një aspekt tjetër, i sugjeruar nga Opozita e Bashkuar, është krijimi i mekanizmave të efektshëm për të prerë lidhjet mes krimit dhe politikës. Në fund të vitit 2018, pati një projektligj për këtë. Komisioni i Venecias e quajti jopërpjestimor. Por Komisioni theksoi, njëkohësisht, përligjjen për të diskutuar një ligj të tillë. Unë do të sugjeroja një diskutim të plotë për mënyrat e kufizimit të ndikimit të shkelësve të ligjit në jetën politike të rangut të lartë. Gjatë procesit të vetingut në drejtësi, justifikimi i pasurisë ka luajtur një rol mbizotërues.

Krimi zgjedhor

Bernd Borchardt: Ka edhe rekomandime të tjera në këtë fushë. Institucionet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë katërçipërisht të gjitha pretendimet për shkelje zgjedhore. Ne besojmë se reforma në drejtësi është pjesë e rrugës në këtë drejtim. Prokurorët duhet të jenë të gatshëm të shqyrtojnë akuzat për krime zgjedhore. Kjo do të sillte një ndikim frenues./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Metro”: Britanikët zgjedhin Tiranën për pushime në qytet
Aktualitet

“Metro”: Britanikët zgjedhin Tiranën për pushime në qytet

11 Dhjetor, 2025 10:15 am
Gara për kreun e SPAK, nis intervistimi i kandidatëve
Aktualitet

Gara për kreun e SPAK, nis intervistimi i kandidatëve

11 Dhjetor, 2025 9:36 am
Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2025
Bota

Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2025

11 Dhjetor, 2025 9:21 am
A po rekruton Rusia iranianë për luftën e saj në Ukrainë?
Bota

A po rekruton Rusia iranianë për luftën e saj në Ukrainë?

11 Dhjetor, 2025 8:18 am
Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal
Kronikë

Makina përplaset me autobusin, përfundon në kanal

11 Dhjetor, 2025 8:17 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

11 Dhjetor, 2025 8:15 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

11 Dhjetor, 2025 8:14 am
Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
-U tha në Opinion

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

10 Dhjetor, 2025 10:36 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

10 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
Aktualitet

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

10 Dhjetor, 2025 10:11 pm
Para
“Nënat e Srebrenicës” ngrenë padi kundër Holandës

"Nënat e Srebrenicës" ngrenë padi kundër Holandës

The Economist/ Bisedimet për Shqipërisë në BE, të keq administruara

The Economist/ Bisedimet për Shqipërisë në BE, të keq administruara

Ministrja e Shëndetësisë ndryshon koncesionin e sterilizimit

Ministrja e Shëndetësisë ndryshon koncesionin e sterilizimit
















TE FUNDIT

“Metro”: Britanikët zgjedhin Tiranën për pushime në qytet

“Metro”: Britanikët zgjedhin Tiranën për pushime në qytet
11 Dhjetor, 2025

Kur mendojmë për pushime në qytet, New York, Parisi apo Roma zakonisht janë në krye të listës, por kohët e...

Lexo më shumë

Gara për kreun e SPAK, nis intervistimi i kandidatëve

Gara për kreun e SPAK, nis intervistimi i kandidatëve
11 Dhjetor, 2025

Ka nisur mbledhja në KLP për kreun e ri të SPAK. I pari që nisi intervistimin është Adnand Xholi. Xholi...

Lexo më shumë

Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2025

Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2025
11 Dhjetor, 2025

Revista javore britanike “The Economist” ka renditur 36 vendet më të pasura në botë. Portugalia është shndërruar në heshtje në...

Lexo më shumë

A po rekruton Rusia iranianë për luftën e saj në Ukrainë?

A po rekruton Rusia iranianë për luftën e saj në Ukrainë?
11 Dhjetor, 2025

Fletushka janë shfaqur në kryeqytetin iranian, Teheran, për kontrata të leverdishme për burra që duan t’i bashkohen fushatës së luftës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com