Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas Endrit Dokles,lirohet nga burgu një tjetër anëtar i bandës së Durrësit

2020/01/20 at 4:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas Endrit Dokles,lirohet nga burgu një tjetër anëtar i bandës së Durrësit

Një tjetër anëtar i bandës kriminale të Durrësit është liruar nga burgu. Mësohet se Gjykata e Fierit ka vendosur të nxjerrë nga qelia Sardian Sulejmani, lirimi i të cilit është urdhëruar nga gjyqtari Piro Sota.


 “Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Sardian Sulejmani nga IEVP Fier”, thuhet në vendimin e gjykatës. Vendimi është marrë më datë 11 tetor 2019.

“Pezullimin e ekzekutimit të pjesës së mbetur të dënimit të të dënuarit Sardian Sulejmani prej 4 vjet 10 muaj e 17 ditë burgim, me kusht që gjatë një afati prove të barabartë me pjesën e mbetur të dënimit, i dënuari Sardian Sulejmani të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës dhe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale”, thuhet më tej në vendim.

Sulejmani rezulton i dënuar në korrik të vitit 2014 nga Gjykata e Lartë, me 25 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë” në dy raste ndaj Lulzim Berishës ngjarje të ndodhura në gusht të 2005 dhe “Vrasjes me paramendim” të Avni Gashit ndodhur në tetor 2005 në Tiranë. Për të dyja këto krime që është dënuar Sulejmani ishte dënuar dhe Endrit Dokle, nga gjykata, pasi dy miqtë kanë bashkëpunuar në këto ngjarje kriminale.

Bëhet me dije se, Sulejmani prej 3 muajsh qëndron i lirë, pasi në muajin tetor 2019 gjykata e Fierit dhe më konkretisht gjyqtari Piro Sota, ka vendosur t’i pranojë kërkesën për lirimin me kusht Sulejmanit, duke i falur këtij të fundit masën e dënimit të mbetur prej 4 vjet, 10 muaj e 17 ditë burgim.

Pak ditë më parë drejtësia shqiptare liroi nga burgu edhe ish-kreu i “Bandës së Durrësit”, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, por që fitoi lirinë falë një vendimi të gjyqtares Enkelejda Hoxha në Gjykatën e Krujës.

Arsyetimi pse Gjykata liroi nga burgu Sardian Sulejmanin

Gjykata ka arritur në konkluzionin se riintegrimi i të dënuarit Sardian Sulejmani në shoqëri, është i mundshëm për arsyet e mëposhtme:

1-Gjatë 1-2 viteve të fundit që ka vuajtur dënimin në IEVP ka shfaqur sjellje korrekte me bashkëvuajtësit si dhe me punonjësit,duke respektuar rregulloren dhe ligjet në fuqi,duke treguar kështu që është arritur qëllimi për edukimin e tij.

2-Nga vërtetimi i gjëndjes gjyqësore figuron se i dënuari Sardian Sulejmani nuk ka qenë më parë i dënuar.

3-I dënuari nuk rezulton të ketë probleme me përdorimin e alkoolit, apo të lëndëve narkotike, faktor i cili ndikon ne proçesin e riintegrimit të të dënuarit në shoqëri dhe shërben si faktor parandalues në kryerjen e sjelljeve devijante në shoqëri.

4-I dënuari ka paraqitur një premtim për lidhje kontrate pune dhe shprehet se është i motivuar për të punuar dhe për të siguruar të ardhura për familjen.

5-Gjendja shëndetsore e të atit të të dënuarit nuk është e mirë, pasi ka probleme me zemrën, për të cilën ka qënë disa herë i shtruar në spital.

Gjithashtu edhe gjendja emocionale e tij është shumë e rënde për shkak të vdekjes së djalit të madh në vitin 1999 dhe bashkëshortes se tij ne vitin 2016, duke ndikuar edhe në gjendjen e tij shëndetsore ne tëresi dhe ka nevoje per përkujdesje të vazhdueshme si dhe mbeshtetje emocionale nga djali i tij, pasi është e vetmja familje që i ka mbetur.

6-Ne kohën e kryerjes se veprës penale i dënuari ka qënë ne një moshë shumë te re për te kuptuar si duhet pasojat e veprimeve te tij, e shoqeruar kjo edhe nga ndikimi negativ i personave të tjerë si dhe nga humbja e vëllait ne kohen kur i dënuari ishte ende i mitur.

7-Gjatë intervistave me punonjësin e Shërbimit të Provës i dënuari Sardian Sulejmani shprehet thellësisht i penduar për veprën penale që ka konsumuar, është i ndërgjegjësuar për veprën dhe dënon veprimin e tij, ç’ka tregon se ky i dënuar është rehabilituar dhe është i gatshëm për t’u riintegruar në shoqëri.

8-Familja e te denuarit ka kushte te mira banimi, pra ne momentin qe mund te lirohet me kusht, ate e pret nje ambient i pershtatshem per te jetuar, gje e cila ndikon pozitivisht tek ai.

9-I dënuari është tip i qetë dhe i qëndrueshëm emocionalisht.

10-Lidhur me konsultimin e dokumentave dhe materialeve të dosjes së të dënuarit si dhe nga intervista me të, rezulton se i dënuari ka mbështetjen e plotë të familjes dhe të shoqërisë. Fakt i cili ndikon pozitivisht tek riintegrimi i të dënuarit në shoqërit./ Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit
Sport

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit

15 Qershor, 2026 12:44 pm
Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin
Bota

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin

15 Qershor, 2026 12:42 pm
Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban
Bota

Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban

15 Qershor, 2026 12:39 pm
PS ndryshon draftin e amnistisë penale
Kryesore

PS ndryshon draftin e amnistisë penale

15 Qershor, 2026 12:36 pm
Dënohet me 4 vite burg për përdhunim djali i princeshës së Norvegjisë
Bota

Dënohet me 4 vite burg për përdhunim djali i princeshës së Norvegjisë

15 Qershor, 2026 11:59 am
Të pandehurit për vrasjen e 23-vjeçarit dhunojnë njëri-tjetrin në kafazin e GJKKO
Kronikë

Të pandehurit për vrasjen e 23-vjeçarit dhunojnë njëri-tjetrin në kafazin e GJKKO

15 Qershor, 2026 11:48 am
Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit nën 16 vjeç
Bota

Britania ndalon përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit nën 16 vjeç

15 Qershor, 2026 11:46 am
Izraeli: Ushtria do të qëndrojë në Liban pa afat, pavarësisht marrëveshjeve
Bota

Izraeli: Ushtria do të qëndrojë në Liban pa afat, pavarësisht marrëveshjeve

15 Qershor, 2026 11:43 am
“Berisha në burg…” kreu i PD: Opozita e opozitës, por nuk i kemi zënë vendin askujt
Kryesore

“Berisha në burg…” kreu i PD: Opozita e opozitës, por nuk i kemi zënë vendin askujt

15 Qershor, 2026 11:16 am
Protesta në Zvërnec, Rama: Do bëja më keq se ju
Kryesore

Protesta e qytetarëve, Rama: E drejtuar nga mendje të liga, po dëmton turizmin

15 Qershor, 2026 10:32 am
Para
Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Shenjat e horoskopit që nuk kanë kimi me njëra-tjetrën

PD kërkesë KQZ-së: Zbatoni ligjin, hiqini mandatin Agim Kajmakut

Tenderi për Kajmakun, PD: Rasti më flagrant i plaçkitjes së buxhetit

Pas Endrit Dokles,lirohet nga burgu një tjetër anëtar i bandës së Durrësit

Ja ku do të punojë anëtari i “bandës së Durrësit” pas lirimit me kusht
















TE FUNDIT

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit
15 Qershor, 2026

Kapiteni i Holandës, Virgil van Dijk, pritet t’i japë fund karrierës së tij ndërkombëtare pas përfundimit të Kupës së Botës...

Lexo më shumë

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin
15 Qershor, 2026

Sipas New York Times, pamja ishte e pazakontë edhe për standardet e Trump. Presidenti ishte ulur pranë kafazit së bashku...

Lexo më shumë

Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban

Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban
15 Qershor, 2026

Irani kërkon që Izraeli të “ndalojë plotësisht” ofensivën e tij në Liban, tha ministri i jashtëm iranian. Sipas një njoftimi...

Lexo më shumë

PS ndryshon draftin e amnistisë penale

PS ndryshon draftin e amnistisë penale
15 Qershor, 2026

Partia Socialiste ka propozuar dhe miratuar një ndryshim në draftin e amnistisë penale, duke zgjeruar kategorinë e përfituesve. Sipas variantit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}