Një bombul gazi ka shpërthyer gjatë ditës së sotme në një banesë në fshatin Dushk të Lushnjës. Si pasojë e këtij shpërthimi kanë mbetur të plagosur një çift të moshuarish.
Bëhet fjalë për çiftin e bashkëshortëve Iljaz dhe Esma Kolku.
Mësohet se 75-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa bashkëshortja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja, ndërkohë policia ka nisur hetimet./Opinion.al/