Një 18-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare në zonën e Plazhit në Durrës. Sipas policisë 18-vjeçari me iniciale D.M është arrestuar në flagrancë.
Nuk dihen detaje nëse dy të rinjtë kishin njohje të mëparshme si dhe kush e ka bërë kallëzimin në polici për ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme hetimore./Opinion.al/