Procesi gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit në Gjykatën e Posaçme të Apelit nuk ka nisur as ditën e sotme pasi seanca është shtyrë përsëri.
Shkak është bërë mungesa e një përgjigje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor në lidhje me vlerësimin e trupës së gjyqtarëve.
Procesi ndaj Emiliano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë ka rreth një vit në Apel dhe ende nuk është hapur shqyrtimi gjyqësor i çështjes.
Një muaj më parë Gjykata njoftoi se do t’i drejtohej KLGJ-së për të dhënë një vlerësim për gjyqtarët e deleguar nga rrethet që sipas avokatëve, nuk mund të jenë pjesë e trupës pasi nuk janë gjyqtarë të posaçëm.
Megjithatë sot u njoftua ende nuk ka një vendim nga ana e KLGJ-së çka çoi në shtyrjen e seancës. /Opinion.al