Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se ka nënshkruar vendimin për të mandatar Albin Kurtin si kryeministër dhe se pret që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ta pranojë atë.
Në një deklaratë për gazetarët, Thaçi theksoi nevojën për të patur sa më shpejtë institucionet pasi kjo është ajo që kanë votuar njerëzit.
“Kjo rrjedhoje e zhvillimeve politike, përgjigjen e kërkon në adresat e partive politike. Nuk duhet të hyjmë në një fazë ngërçi apo një refuzimi për mos-ndërtimin e institucioneve sepse njerëzit kanë votuar të kenë institucione dhe jo për të krijuar vakume të panevojshme”, tha Presidenti i Kosovës
Ai pranoi se vendimi për të mandatarin e krijimit të qeverisë është firmosur dhe ka ftuar Kurin që ta marrë.
“Nënshkrimi im për vendimin për mandatar ekziston dhe është në tavolinën time. Si president i vendit, theksoj se vullneti i njerëzve të Kosovës është më i madh se çdo lider – edhe se pretendimi për të mbajtur peng një shtet dhe një popull. Unë pres që vendimin të cilin e kam nënshkruar duke menduar se do ta marrë [Albin Kurti] sepse ka zhvilluar fushatë si kandidat për kryeministër; prandaj është shumë normale që ta pranojë edhe zyrtarisht nominimin si kandidat për Kryeministër. Nëse jo, atëherë natyrisht se është e drejtë e tij e refuzimit publik dhe zyrtar se nuk është i gatshëm dhe kjo mbetet në përgjegjësinë e respektimit të vullnetit të elektoratit”, deklaroi Thaçi. /Opinion.al