Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryebashkiakë të tjerë problematikë? Çfarë zbulon harta e PD-së

2020/01/18 at 12:19 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vetëm maja e ajsbergut”, Bardhi: Kush është kryebashkiaku i radhës

Prej dy vitesh, Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën për përfshirjen e personave me të shkuar kriminale në postet publike të vendit. Pikërisht për këtë arsye u krijua edhe ligji i ‘dekriminalizimit’ i cili vendos kushte të forta për ata që duan të kandidojnë për deputetë ose kryetarë bashkishë.

Megjithatë, pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit u zbulua përmes denoncimeve të PD se disa kryebashkiakë të PS kanë qenë të dënuar në vendet fqinje, kujtojmë këtu Valdrin Pjetrin në Shkodër dhe Agim Kajmakun në Vorë.

Denoncimet ndaj kryebashkiakëve socialistë kanë ardhur në rritje, ndërsa PD pretendon se përveç 5 atyre që ka bërë publike deri tani është duke hetuar edhe 15 të tjerë.

Por cilët janë kryebashkiakët të cilët PD po i heton për një të shkuar problematike me drejtësinë?

Në një video të publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi bie në sy se në fund të saj shfaqet një hartë e Shqipërisë ku përpos emrave të kryebashkiakëve të akuzuar tashmë, shenjohen edhe disa bashki të tjera. Mesazhi i në krye të videos është “Kush e ka radhën” çka lë të kuptohet se këto janë edhe kryetarët e bashkive që PD po heton për të shkuar problematike.

Bashkitë e të shënuara janë: Tropoja, Puka, Kukësi, Dibra, Tirana, Elbasani, Fieri, Skrapari, Korça, Vlora, Gjirokastra dhe Saranda.

Deklarimet e pavërteta në formularin e dekriminalizimit kanë rezultuar deri tani fatale për karrierën politike të Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut. Ndërkohë janë ende nën verifikim nga prokuroria, Mark Babani i Vaut të Dejës, Qerim Ismailaj i Mallakastrës dhe Agron Malaj i Matit.

Ditën e enjte në emisionin Opinion, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu lexoi një mesazh ku denoncohej një tjetër kryebashkiak që pretendohej se në vitin 1996 është ndaluar nga policia për kontrabandë.

Lexo edhe: Bie një tjetër kryebashkiak? Mesazhi që u lexua live në emisionin Opinion

Në video-mesazhin e tij në Facebook, Gazment Bardhi bën përgjegjës drejtpërdrejtë kryeministrin Rama për futjen e këtyre personave si kandidatura në pozicione publike dhe citon këtë të fundit në një emision televiziv kur thotë se është duke pritur të shohë se kush janë kriminelët e shumëpërfolur. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Ndahet nga jeta burri më i shkurtër në botë

Ndahet nga jeta burri më i shkurtër në botë

Kapet i dënuari me 8 vite burg në Shkodër

Kapet i dënuari me 8 vite burg në Shkodër

Iu kap vëllai me drogë, shkarkohet nga detyra “ushtari i Tahirit”

Iu kap vëllai me drogë, shkarkohet nga detyra "ushtari i Tahirit"

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com