Ish-Presidenti i SHBA-së Barack Obama i ka dedikuar një kolazh fotosh bashkëshortes së tij, Michelle Obama.
Ditën e sotme ajo ka festuar 56-vjetorin e lindjes dhe bashkëshorti i saj ka vendosur t’a urojë publikisht. “Në çdo skenë, ti je ylli”,-ka shkruar Barack krahas fotove.
Gjatë presidencës së Obamës në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhënia e tij me bashkëshorten ka qenë nga me të komentuarat pasi gjithnjë kanë treguar respekt dhe përkushtim për njëri-tjetrin ./Opinion.al/