Lirohet nga qelia Ergys Kolaveri, i dënuar me 20 vite burgim për atentatin me snapjer në burgun e Vaqarit. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Apelit në Tiranë, që e ka lënë në “arrest shtëpie”. Në nëntor të vitit 2017, ai është dënuar nga Gjykata me 20 vite pasi u shpall fajtor për atentatin me snajper të Gazmir Dacit në burgun e Vaqarrit.
Ngjarja ka ndodhur në korrik të 2016, por nga atentati mbeti i plagosur gabimisht i dënuari nga Kosova, Lili Dulaj.
Si ndodhi ngjarja
Në 30 korrik të 2016-së, një atentat me snajper iu bë Gazmir Daçit në ambientet e brendshme të burgut të Vaqarrit. Gazmir Daçi ishte duke dalë në ambientet e jashtme të burgut, kur është qëlluar me snajper nga një kodër aty pranë. Plumbi nuk ka kapur Gazmir Daçin, por një të dënuar nga Kosova. Sipas Prokurorisë Kolaveri ishte i pajisur me një armë të sofistikuar snajper dhe ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim për ta qëlluar.
Hasmëria
Më 4 nëntor të vitit të shkuar, shtetasi Gazmir Daci ka vrarë me armë zjarri pas një konflikti të mëparshëm, shtetasin Valmir Kolaveri dhe ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar./ Opinion.al