Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Padia e Ramës ndaj Haradinajt, Basha:Akt i ulët që na turpëron të gjithëve

2020/01/16 at 2:00 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Padia e Ramës ndaj Haradinajt, Basha:Akt i ulët që na turpëron të gjithëve

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar pas padisë së ngritur nga Edi Rama, për kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj. Në një status në rrjetet sociale, Lulzim Basha shkruan se ky është një akt i ulët që na turpëron të gjithëve

“Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës. Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar”, shkruan Basha.

“Betimi për drejtësi” një emision i përgatitur nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, raportoi të mërkurën në mbrëmje se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ushtruar padi ndaj kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj, me pretendimet se ka shpifur ndaj tij, duke kërkuar edhe kompensim të dëmit të shkaktuar.

Në padinë e kryeministrit Rama, të cilën “Betimi për Drejtësi” pohon se e ka parë dhe e cila ka mbi 30 faqe, thuhet “Në datën 17.10.2019 dhe 29.10.2019, i padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes së deklaratës, Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, gjatë një interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin 360.gradë në datën 17.10.2019 si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv Pressing/Zona Pressing të publikuar në televizionin “T7” të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkroi në rrjetin facebook të mërkruën vonë se është në dijeni të raportimeve për padinë e kryeministrit Rama.

“Unë, sipas ligjit, do të përgatis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore! Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, thuhet në postimin e zotit Haradinaj.

Marrëdhëniet ndërmjet dy kryeministrave u përkeqësuan në pranverën e vitit të kaluar pas takimit të Berlinit më 30 prill të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron që mblodhën udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar të ardhmen e tyre evropiane, ndikimet e jashtme në rajon, por, në qendër të diskutimeve, ishte çështja e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas atij takimi kryeministri Haradinaj tha se është përballur me trysni nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama, për pezullimin e tarifave ndaj mallrave serbe të vendosura në nëntor të vitit 2018 që cuan në pezullimin e bisedimeve me Serbinë./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
Aktualitet

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

26 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

26 Dhjetor, 2025 2:23 pm
VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej
Bota

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

26 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën
Kryesore

Berisha sulmon Bashën: Ish-kryetari i PD u mor me mua, jo me votën

26 Dhjetor, 2025 12:27 pm
Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë
Kryesore

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi: Socialistët po pengojnë drejtësinë

26 Dhjetor, 2025 12:25 pm
Para
Tentoi të largohej me 13 kg kanabis në makinë, arrestohet 26-vjeçari

Tentoi të largohej me 13 kg kanabis në makinë, arrestohet 26-vjeçari

Oprah Winfrey tregon pse nuk u martua asnjëherë

Oprah Winfrey tregon pse nuk u martua asnjëherë

Kur qeveritë do ta dëgjojnë njeriun, para se ky të kapë gurët?

Problemi nuk është Gjiknuri, por Bylykbashi!

TE FUNDIT

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
26 Dhjetor, 2025

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol. Ai akuzohet për...

Lexo më shumë

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
26 Dhjetor, 2025

Nga bilbordet me mesazhin “Trump, serb”, te zhgënjimi. Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), tarifat për produktet nga...

Lexo më shumë

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
26 Dhjetor, 2025

14 persona janë plagosur pas një sulmi me thikë në një fabrikë në Japoni. Autori i dyshuar i ngjarjes mësohet...

Lexo më shumë

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
26 Dhjetor, 2025

Qeveria e Shqipërisë ka hedhur për konsultim publik deri më 5 janar projektligjin për shqyrtimin e investimeve të huaja në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com