Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Mësohet se ka shpërthyer bombola e gazit e një byrektoreje, e cila la të plagosur tre persona.
Shpërthimi ka krijuar dëme të shumta materiale,duke shkatërruar thuajse tërësisht biznesin.
Byrektorja ka qenë në katin e parë të një pallati, banoret e të cilit ishin në panik, por për nuk kanë pasur probleme nga shpërthimi.
Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al