Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Jo ndryshim sistemi/ Marrëveshja e arritur mes palëve për “zgjedhoren”

2020/01/14 at 2:26 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Të buzëqeshur dhe… konkluzionet e tryezës për reformën zgjedhore

Reforma Zgjedhore pritet të përfundojë para datës 15 mars. Ky është afati i fundit që kanë vendosur përfaqësuesit në takimin e kësaj të martë.

Përfaqësuesit e opozitës jashtë Parlamentit, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili u ulën në një tyrezë me bashkëdrejtuesit e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Palët kanë rënë dakord që të formojnë një Këshill Politik me përfaqësues nga të gjitha palët, i cili do të mblidhet brenda muajit janar të këtij viti.

Në dokumentin e publikuar thuhet se palët e përfshira angazhohen të adresojnë me konsensus të gjitha çështjet e administrimit të zgjedhjeve që janë objekt pune i Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfshirë këtu edhe rekomandimet e OSBE/ODHIR.

“Për çështjet që nuk do të gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe ndihmë nga ekspertët ndërkombëtarë”, thuhet në dokument.

Projekti përfundimtar i dakordësuar mes palëve, do të miratohet nga Kuvendi dhe shumica angazhohet të plotësojë kërkesën që artikuloi më parë gjatë ditës kreu i PD, Basha, pasi do ta miratojë atë pa kryer ndryshime në komision dhe seancë plenare. Ajo që është e qartë në këtë takim, është fakti se nuk ka ndryshim të sistemit.

“Ky dokument garanton që reforma zgjedhore të bëhet me konsensus dhe kjo gjithëpërfshirje e konsensus të shkojë deri në fund. Kemi asistencën ndërkombëtare. Pas kaq kohësh nga kërkesa jonë, për të arritur këtë do të institucionalizohet një forum, Këshilli Politik, që do të mandatojë punën për të kryer gjithë këtë reformë“, tha Bylykbashi pas takimit.

“E ndan një proces nga paanshmëri me garanci e ekspertizës ndërkombëtare që adreson çështjet që kanë qenë shkaku i shkatërrimit të besimit dhe zgjedhjeve të mbajtura në Shqipëri. Krijon mundësinë që të gjithë aktorët dhe faktorët të kenë mundësinë të shprehen dhe të realizohet konsensusi që i ka munguar procesit. Besoj se në këtë moment është hedhur një hap në këtë drejt që në rast të përgjegjshmërisë së duhur do të ishte një mundësi për të ecur para dhe për të çliruar vendin nga damka e zgjedhjeve të blera“, tha Vasili.

“Kemi një marrëveshje mes palëve politike, do përpiqemi të punojmë me konsensus me ndihmën e ODIHR“, deklaroi socialisti Damian Gjiknuri.

Për Rudina Hajdarin prezenca e PD-LSI në këtë takim tregon se rruga e duhur është rruga ligjore. “Molotovi dhe protestat nuk janë rruga e duhur për zgjidhje“, tha ajo.

“Kjo do të kërkojë konsensus nga të gjitha palët, por unë dua të theksoj se vullneti i opozitës brenda parlamentit do të vazhdojë sa i takon ndryshimit të sistemit. Shqiptarët kanë nevojë që t’i kthehet sovraniteti në parlament. Shqiptarët të kenë një kod dhe jë sistem zgjedhor që i jep atyre të drejtën e lirë për të pasur një përfaqësim dinjitoz në parlament. Unë do luftoj deri në fund për këtë qëllim. Zgjodhëm rrugën e duhur, atë të institucioneve“, tha më tej zonja Hajdari. / Opinion.al

Ju sugjerojmë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Para
Dokumenti për reformën zgjedhore, mungon firma e Rudina Hajdarit

Dokumenti për reformën zgjedhore, mungon firma e Rudina Hajdarit

Konsensusi për reformën zgjedhore, reagon ambasadori i BE-së

Konsensusi për reformën zgjedhore, reagon ambasadori i BE-së

La familjen mbretërore,Meghan Markle tashmë po jeton si “amerikane e lirë”

La familjen mbretërore,Meghan Markle tashmë po jeton si "amerikane e lirë"

TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com