Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas kritikave për sponsorin, ylli i tenisit përgjigjet Greta Thunberg

2020/01/12 at 5:31 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas kritikave për sponsorin, ylli i tenisit përgjigjet Greta Thunberg

Ylli i tenisit Roger Federer është përgjigjur me shkrim ndaj kritikave në rritje, përfshirë edhe nga aktivistja e klimës, Greta Thunberg, për marrëveshjen e tij me sponsorin Credit Suisse.


Një numër i madh aktivistësh zviceranë u paraqitën në gjyq të martën pasi refuzuan të paguanin një gjobë pasi kishin luajtur tenis brenda degës të bankës Credit Suisse në nëntor 2018, një veprim ky që synonte të vinte në dukje marrëdhëniet e Federer me gjigantin financiar zviceran, i cili është i lidhur ngushtë me industrinë e energjisë që ndot ambjentin.

Ata mbanin në duar pankarta ku lexohej “Credit Suisse po shkatërron planetin. Roger, a i mbështet ti ata? ”Avokatët e aktivistëve, kryesisht studentë, thanë se po apelonin gjobën prej 21.600 franga zvicerane, mbi bazën që ata po vepronin për të rritur ndërgjegjësimin për urgjencën e çështjes së klimës.

Thunberg ishte midis afro 700 llogarive që shpërndanë një postim nga grupi aktivist i klimës 350.org Europe. “Që nga viti 2016 @CreditSuisse ka siguruar 57 Miliardë dollarë për kompanitë që kërkojnë depozita të reja të karburanteve fosile – diçka që është plotësisht e papajtueshme me aksionin për klimën. Roger Federer e miratoni këtë? #RogerWakeUpNow. “, shkruhet në tweet.

Since 2016 @CreditSuisse has provided $57 BILLION to companies looking for new fossil fuel deposits – something that is utterly incompatible with #ClimateAction @RogerFederer do you endorse this? #RogerWakeUpNow pic.twitter.com/ED1fIvb4Cr

— 350.org Europe (@350Europe) January 8, 2020

Federer, i cili është në Melburn duke u përgatitur për Australian Open, u përgjigj këtë fundjavë përmes një deklarate. Por kampioni i 20 Grand Slam-eve nuk foli drejtpërdrejt për marrëdhënien e tij me Credit Suisse. “E marr shumë seriozisht çështjen e ndryshimit klimatik, sidomos tani që unë dhe familja ime shkojmë në Australinë e shkatërruar nga zjarret”, shkruhet në deklaratën e Federer, dërguar në Reuters.

“Si babai i katër fëmijëve të vegjël dhe një përkrahës i zellshëm i arsimit universal, unë kam shumë respekt dhe admirim për lëvizjen rinore të klimës, dhe jam mirënjohës për aktivistët e rinj të klimës që na shtyjnë të gjithëve të rimendojmë sjelljet tona dhe të veprojmë drejt zgjedhjeve inovative. I detyrohemi atyre dhe vetes që t’i dëgjojmë. Unë e vlerësoj apelin ndaj përgjegjësisë sime si një individ privat, si një atlet dhe si një sipërmarrës, dhe jam i përkushtuar të përdor këtë pozicion të privilegjuar për të dialoguar për çështje të rëndësishme me sponsorët e mi. ”

Credit Suisse kohët e fundit deklaroi se “po kërkon të përafrojë portofolet e saj të kredisë me objektivat e Marrëveshjes së Parisit dhe së fundmi ka njoftuar në kontekstin e strategjisë së saj globale të klimës se nuk do të investojë më në termocentrale të reja me qymyr”.

Federer do të kryesojë një ekspozitë të mbledhjes së fondeve në Rod Laver Arena të mërkurën në ndihmë të lehtësimit të zjarreve në Australi, së bashku me Rafael Nadal, Serena Williams, Nick Kyrgios, Stefanos Tsitsipas, Naomi Osaka dhe Caroline Wozniacki. /Opinion.al

Etiketa: Credit Suissegreta thunbergndryshimet klimatikeroger federer


Ju sugjerojmë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

7 Shtator, 2025 10:42 pm
Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
Bota

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

7 Shtator, 2025 9:42 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

7 Shtator, 2025 7:57 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
Lufta në Gaza/ 51 civilë të vrarë nga ushtria izraelite
Te Fundit

Lufta në Gaza, Izraeli: Do të përfundojë vetëm kur Hamasi të lirojë pengjet

7 Shtator, 2025 6:36 pm
Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian
Bota

Grupi xhihadist vret 60 persona në një fshat nigerian

7 Shtator, 2025 5:36 pm
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar
Bota

Australisë/ Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar

7 Shtator, 2025 4:01 pm
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Aktualitet

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

7 Shtator, 2025 3:43 pm
Para
Sulmuesi i Barcelonës humb sezonin, dëmtimi e mban 4 muaj jashtë fushës

Sulmuesi i Barcelonës humb sezonin, dëmtimi e mban 4 muaj jashtë fushës

Masivi shkëmbor e zë poshtë, humb jetën 52-vjeçarja

Masivi shkëmbor e zë poshtë, humb jetën 52-vjeçarja

Atentat ndaj 30 vjeçarit në Tepelenë

Vlorë, arrestohen dy persona për vjedhje
















TE FUNDIT

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
7 Shtator, 2025

Presidenti amerikan i ka paraqitur Hamasit një propozim të ri për një marrëveshje gjithëpërfshirëse: lirimin e të gjithë pengjeve (të...

Lexo më shumë

Gjermani/ Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve

Gjermani: Njihen më shumë diploma profesionale të të huajve
7 Shtator, 2025

Një sinjal i mirë për migrantët: kush ka mësuar një profesion jashtë Gjermanisë, mund të ketë gjithnjë e më shumë...

Lexo më shumë

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

Auto-Skicë
7 Shtator, 2025

Shumë të moshuar në Shqipëri, në vend që të shijojnë qetësinë e pleqërisë, detyrohen të punojnë sërish disa në treg,...

Lexo më shumë

Trump reagon pas sulmeve në Ukrainë: Jemi gati të sanksionojmë Rusinë

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
7 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sinjalizoi të sot se administrata e tij është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com