Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 34-vjeçarin Erdet Çapoku, i cili vrau me sende të forta kunatën e tij, Enkeleda Çapokun.
Sipas gjykatës ka patur prova të mjaftueshme që vërtetojnë se ka qenë i dyshuari, i cili i ka marrë jetën kunatës së tij.
Gjithashtu duke iu referuar rrezikshmërisë së veprës penale dhe rrezikshmërisë së personit, kërkesa e prokurorisë për arrest në burg është e drejtë dhe duhet pranuar.
Mësohet se gjatë seancës 34-vjeçari është shprehur se pranonte akuzën e ngritur nga prokuroria, duke shtuar se nuk mbante mend sesi ndodhi ngjarja pasi ka qenë nën efektin e alkoolit. Megjithatë ai ka pranuar prej kohësh ka pasur sherre me kunatën.
Avokati i tij ka kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e “Arrest në burg” për 30 ditë dhe ti bëhet akt ekspertimi për gjendjen psikologjike të të dyshuarit.
Mbrëmjen e së enjtes Erdet Çapoku masakroi në zonën e Paskuqanit kunatën e tij,38-vjeçarin Enkeleda Çapoku në sy të vajzës dhe nënës së saj. /Opinion.al/