Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtarët e arrestuar në Durrës/ Detaje nga dosja, si u fsheh përdhunimi

2020/01/11 at 11:06 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shefa policie, efektivë dhe… 17 të arrestuar në Durrës. Si u zbuluan

Dy ditë më parë në Durrës u arrestuan 17 persona pasi dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtimin e godinave pa leje.


Mes të arrestuarve janë dy shefa policie, efektivë policie, inspektorë vendor apo përfaqësues të pushtetit lokal dhe ndërtues.

Detaje të zbardhura nga dosja e tyre tregojnë se ata janë zbuluar si pasojë e denoncimeve në komisariatin dixhital, i cili ka zbuluar shkeljet e tyre, prej ku rezultonte se ata iu bënin foto objekteve të ndërtuara pa leje, por më pas i tjetërsonin dhe i fshinin.

Ndër të tjera në dosje zbulohet se një nga efektivët e policisë nuk ka arrestuar një person të akuzuar për përdhunim. Konkretisht, specialisti i krimeve, nënkomisari Ermand Petova ishte ngarkuar nga Prokuroria për arrestimin e një personi në nëntor të 2019 pasi ai kishte përdhunuar një minorene. Petova kishte referuar se nuk e kishte gjetur në shtëpi personin por nga përgjimet e kryera rezultonte se ai kishte njohje me të dhe megjithëse e kishte gjetur në shtëpi nuk kishte kryer arrestimin.

“Më datë 05.11.2019, nga ana e specialistit të krimeve, nënkomisarit E., janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S., i datëlindjes 25.09.1987, banues në fshatin R., Durrës, me arsim 8 klasë, i papunë, sepse më datë 03.11.2019, ka bërë kallëzim shtetasja V., se në mesin e muajit qershor 2019, në fshatin Rrotull, gjatë rrugës për në shtëpi, në automjet ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe është raportuar se po punohet për kapjen e tij, për veprën penale ‘Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura’. Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 05.11.2019 me kartelë ngjyrë ‘rozë’, pasi akuzohet për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’. Specialisti i krimeve, E., ka raportuar se ka vajtur për kontroll banese te banesa e shtetasit S., dhe nuk e ka gjetur në banesë. Nga bisedat telefonike me personin në kërkim, rezulton se ka njohje me të dhe është në dijeni se ndodhet në banesë dhe nuk kryen detyrën funksionale për të shoqëruar dhe kryer veprimet procedurale.

Më pas, nën drejtimin e prokurorit u kërkua që të kryhen veprime procedurale për të provuar faktin, por për shkak të njohjes dhe marrëdhënies së OPGJ, E., dhe të dyshuarit S., nuk pati rezultat për provuar veprën penale. Nga transkriptimi i bisedave telefonike rezulton se ka dijeni dhe punonjësi i Policisë P.”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Durrësit.

Nga dosja rezulton gjithashtu se zyrtarët i lejonin ndërtimet pa leje kundrejt pagesave që varionin nga 1500 deri në 7 mijë euro.

HETIMET PËR SHPËRDORIM DETYRE 

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, mbi bazën e materialit referues të përgatitur nga Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat, sektori Durrës, ka regjistruar procedimin penal nr. 2042, datë 30.09.2019, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Më datë 03.10.2019, është proceduar me regjistrimin e emrit, si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, të shtetasve A. 0., dhe G. D., si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Më datë 06.01.2020, është proceduar me regjistrimin e emrit, si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, të shtetasve A. 0., dhe G. D., S. X., N. M., E. P., B. D., D. D., P. N., H. S., N. Sh., A. N., G. 0., M. S., J. K., si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërsa për shtetasit A. L., Q. D., G. Z., P. M., dhe D. K., si të dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Nga hetimi i kryer dhe aktet e administruara, rezulton se: Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, sektori Durrës – Lezhë, ka dijeni se disa punonjës së Policisë në Komisariatin e Policisë Durrës (me detyrë specialistë të Policisë së zonës SPZ), kanë ardhur dijeni për shkak të detyrës për ndërtime të paligjshme dhe vepra të tjera penale, në territorin që ushtrojnë detyrat e tyre funksionale dhe me mosveprime, kanë lejuar shtetas të ndryshëm për të ndërtuar pa leje, duke mos kryer veprime procedurale për referimin e këtyre veprave penale te prokurori. Më datë 02.10.2019, është proceduar me këqyrjen e regjistrit të kallëzimeve dhe procedimeve penale në këtë Prokurori dhe ka rezultuar se për disa nga objektet (të përshkruar në referimin e Policisë), te të cilët po kryheshin punime pa leje, konkretisht për shtetasit Q. D., në fshatin Jubë (zonë e cila mbulohet nga SPZ – A. 0.), dhe objekti në emër të shtetasit P. M., në fshatin Rrushkull (zonë e cila mbulohet nga SPZ – G. D.), nuk kishte referim te prokurori. Policia Gjyqësore e SHÇBA Durrës-Lezhë, gjatë këqyrjes së objekteve në emër të shtetasve, ka konstatuar dhe objekte të tjera që po ndërtoheshin pa leje, të cilat nuk janë raportuar në regjistrin e ngjarjeve në Polici apo të jenë referuar në Prokurori. Këto objekte janë ndërtuar pa leje nga shtetasit: 1- I. K., në lagjen Bishtkamëz, 2- A. L., në Katund të Ri, dhe 3- G. Z., në fshatin Rrushkull, për të cilët pavarësisht se kishte referim në Prokurori, ata vazhdonin të kryenin punime ndërtimi pa leje, me pëlqimin e punonjësve të Policisë (SPZ – të zonës për katëse). Në funksion të hetimit të këtij procedimi, është kërkuar nga Policia Gjyqësore dhe janë aplikuar metoda speciale të hetimit, nëpërmjet përgjimit telefonik të xxxxx dhe i vëzhgimit në ambiente publike të objekteve dhe personave të dyshuar. Më pas, kanë rezultuar se ka dyshime dhe për shtetas të tjerë, të cilët janë lejuar me vendimet me nr. 281, datë 04.10.2019, nr. 28111, datë 14.10.2019, nr. 281/2, datë 19.10.2019, nr. 281/3, datë 29.10.2019, nr. 281/4, datë 04.11.2019 dhe nr. 281/5, datë 27.12.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës. Ndërkohë, është autorizuar nga prokurori vëzhgim në ambiente publike të objekteve dhe pronarëve të tyre, si dhe punonjësve të Policisë që kishin detyrë të ndalonin dhe referonin ndërtimet pa leje. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Zgjedhjet në vend, përfundon orari zyrtar i votimit
Kryesore

Zgjedhjet në vend, përfundon orari zyrtar i votimit

11 Maj, 2025 7:19 pm
Noka: Basha paguhet nga qeveria e Ramës për shuarjen e opozitës
Kryesore

Incidenti në Vorë, Flamur Noka reagon pasi u procedua penalisht

11 Maj, 2025 7:04 pm
I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar
Aktualitet

I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar

11 Maj, 2025 6:55 pm
DW: Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze
Politikë

DW: Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze

11 Maj, 2025 6:43 pm
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Rajoni

Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin

11 Maj, 2025 6:36 pm
Zgjedhjet parlamentare/ 91 votues nga 929 në një QV, çfarë po ndodh në Nartë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ 91 votues nga 929 në një QV, çfarë po ndodh në Nartë

11 Maj, 2025 6:13 pm
“Vlora të votojë deri në orën 22:00”, rrëzohet kërkesa e socialistëve
Aktualitet

“Vlora të votojë deri në orën 22:00”, rrëzohet kërkesa e socialistëve

11 Maj, 2025 6:11 pm
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Fotografuan fletën e votimit, policia arreston dy persona të tjerë

11 Maj, 2025 5:43 pm
Legalizimi i kanabisit, PD: Taksa që Rama u paguan bandave për zgjedhjet e vjedhura
Aktualitet

Tensionet në qendrën e votimit në Vorë, nis procedimi penal për Flamur Nokën

11 Maj, 2025 5:38 pm
Gonzato në Prokurorinë e Fierit: Kishim informacione për përfshirjen e bandave
Kryesore

Gonzato në Prokurorinë e Fierit: Kishim informacione për përfshirjen e bandave

11 Maj, 2025 5:29 pm
Para
Haradinaj mesazh Kurtit: Na thuaj çfarë do të bësh ose hap krahun

Haradinaj mesazh Kurtit: Na thuaj çfarë do të bësh ose hap krahun

Meksikë/ 11-vjeçari vret me armë zjarri mësuesen dhe më pas qëllon veten

Meksikë/ 11-vjeçari vret me armë zjarri mësuesen dhe më pas qëllon veten

Prioritetet e ministrit që mbeten vetëm në letër

Prioritetet e ministrit që mbeten vetëm në letër
















TE FUNDIT

Zgjedhjet në vend, përfundon orari zyrtar i votimit

Zgjedhjet në vend, përfundon orari zyrtar i votimit
11 Maj, 2025

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në vendin tonë, duke i dhënë kështu  fund zyrtarisht procesit të shprehjes...

Lexo më shumë

Incidenti në Vorë, Flamur Noka reagon pasi u procedua penalisht

Noka: Basha paguhet nga qeveria e Ramës për shuarjen e opozitës
11 Maj, 2025

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar lidhur me nisjen e procedimit penal ndaj tij pas incidentit...

Lexo më shumë

I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar

I riu pëson krizë epileptike, Dr. Vasil Llajo ndërpret intervistën për ta ndihmuar
11 Maj, 2025

Një situatë e jashtëzakonshme ka ndodhur sot gjatë një interviste televizive me Dr. Vasil Llajon, kandidat i Partisë Socialiste në...

Lexo më shumë

DW: Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze

DW: Votimet në Shqipëri po kalojnë pa probleme serioze
11 Maj, 2025

Votimi në Shqipëri filloi në orën 07:00 në të gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com