Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pikëpyetjet rreth ligjshmërisë së vrasjes së gjeneralit iranian

2020/01/10 at 8:53 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pikëpyetjet rreth ligjshmërisë së vrasjes së gjeneralit iranian

Vrasja nga Shtetet e Bashkuara javën e kaluar të gjeneralit iranian Qassem Soleimani ka ngjallur një debat të ashpër rreth ligjshmërisë së kësaj goditjeje nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar. Ajo u pasua edhe nga kundërsulme të Iranit ndaj dy bazave ushtarake në Irak.


Me një kthesë të papritur të krizës së shkaktuar nga vdekja e Soleimanit më 3 janar, si Uashingtoni ashtu edhe Teherani, përmendin të njëjtin parim të ligjit ndërkombëtar, të sanksionuar në Kartën e OKB-së – të drejtën e një vendi për t’u vetëmbrojtur.

Në letra të veçanta drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Kelly Craft dhe i dërguari iranian Majid Takht-Ravanchi i përshkruajnë sulmet e njëpasnjëshme si të bazuara tek parimi i “vetëmbrojtjes”, i sanksionuar nga Karta e Kombeve të Bashkuara.

Por, një retorikë e tillë nuk justifikon detyrimisht përdorimin e forcës nga një vend, thotë Geoffrey S. Corn, ish-kryejurist i ushtrisë amerikane, tashmë profesor në Kolegjin Juridik të Teksasit Jugor, në Hjuston.

“Ligji ndërkombëtar kërkon që të dyja vendet, si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Irani, të bënin një vlerësim të arsyeshëm, bazuar mbi informacionin që kishin në dispozicion, jo vetëm për sulmin që pati ndodhur, por edhe duke shfrytëzuar të dhënat e zbulimit për të treguar se do të ishin objektiva të një sulmi tjetër të paligjshëm që do të pasonte”, thotë zoti Corn.

Nëse Shtetet e Bashkuara dhe Irani ishin të justifikuara për sulmet që kryen, vazhdon të jetë temë debati edhe pasi tensionet mes dy vendeve janë ulur.

Zyrtarët amerikanë, si p.sh. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien, këmbëngulin se kanë “prova të forta” për plane të Iranit për të sulmuar forcat amerikane. Por, kritikët thonë se administrata ende nuk ka argumentuar siç duhet vrasjen e Soleimanit.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi e përshkroi sulmin si “provokativ dhe joproporcional”, ndërsa po përgatitej votimi të enjten për rezolutën që e udhëzon Presidentin Trump të mos përdorë ushtrinë për t’u përballur me Iranin.

Çfarë thotë ligji ndërkombëtar për sulmet?

Ligji ndërkombëtar në këtë rast është Karta e Kombeve të Bashkuara. Sipas Nenit 51 të kësaj karte, vendet anëtare kanë të drejtën e “vetëmbrojtjes” në rastin e një “sulmi të armatosur”. Kjo terminologji është përdorur gjerësisht për të përkufizuar veprimet e ndërmarra me qëllim parandalimin e një sulmi “të afërt” të armatosur. Pasi është tejkaluar kërcënimi, përdorimi i forcës nuk mund të justifikohet. Janë edhe dy parashikime të tjera: që përdorimi i forcës të jetë i nevojshëm dhe që përmasa e forcës të jetë proporcionale me objektivin e zvogëlimit të kërcënimit, thotë zoti Corn.

Ligji ndërkombëtar bën një dallim të rëndësishëm mes “vetëmbrojtjes” dhe “kundërpërgjigjes”. Vetëmbrojtja, apo reagimi ndaj një sulmi të afërt, është e ligjshme. Por, jo kundërsulmi. “Vetëmbrojtja nuk të autorizon asnjëherë të ndërmarrësh masa ndëshkuese apo hakmarrëse”, thotë zoti Corn.

Cili është arsyetimi i Shteteve të Bashkuara?

Duke u përpjekur të arsyetojnë urdhërin e Presidentit Trump për vrasjen e Soleimanit me një sulm droni pranë aeroportit të Bagdatit, zyrtarët amerikanë kanë radhitur një seri veprimesh armiqësore të Iranit ndaj interesave amerikane. Ndër to është edhe sulmi ndaj një baze ushtarake irakiane që mori jetën e një përkthyesi të ushtrisë amerikane. Por, zyrtarët janë treguar të kujdesshëm ta paraqesin sulmin ajror si një masë mbrojtëse ndaj sulmeve të ardhshme iraniane.

Mbetet e paqartë se sa i afërt ishte kërcënimi nga Irani.

Pentagoni fillimisht shmangu fjalën “i afërt” në përshkrimin e kërcënimit iranian dhe u shpreh se sulmi ajror “synoi të parandalojë sulme të ardhshme iraniane”. Kur ligjvënësit demokratë dhe kritikët kërkuan argumentimin e administratës, Presidenti Trump dhe zyrtarët e lartë të administratës thanë në vazhdim se kërcënimi iranian ishte “i afërt”, duke dhënë kështu shenja se këshilltarët ligjorë u kanë kërkuar politikëbërësve të japin gjykimin e tyre për afërsinë e kërcënimit iranian.

Çfarë autoriteti ka presidenti amerikan për të ushtruar forcën ushtarake?

Megjithëse Shtetet e Bashkuara përmendën të drejtën e vetëmbrojtjes për vrasjen e Soleimanit, disa studiues besojnë se presidenti ka autoritetin ligjor për të kryer veprime të tilla pa patur nevojë të mbështetet tek ligji ndërkombëtar.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara i jep Kongresit fuqinë të shpallë luftë. Por, si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, presidenti gëzon autoritet të gjerë kushtetues për të përdorur forcën ushtarake jashtë vendit, me qëllim mbrojtjen e interesave amerikane. Ky autoritet është pranuar prej kohësh. Edhe Rezoluta për Autoritetin e Luftës e miratuar të enjten nga Dhoma e Përfaqësuesve, me një votim 224 pro dhe 194 kundër, njeh të drejtën e presidentit për të përdorur forcën gjatë “një emergjence kombëtare të shkaktuar nga një sulm ndaj Shteteve të Bashkuara, territoreve dhe objekteve amerikane, si dhe ndaj forcave të armatosura”.

Po argumentat iraniane?

Ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad, i përshkroi sulmet me raketa të Iranit ndaj dy bazave irakiane ku ndodhen edhe forcat amerikane si “masa proporcionale për vetëmbrojtje, bazuar në Nenin 51 të Kartës së OKB-së”.

“Ne nuk kërkojmë përshkallëzim apo luftë, por do ta mbrojmë veten ndaj çdo lloji agresioni”, shkruajti ai në Twitter të mërkurën.

Ravanchi, ambasadori iranian në OKB, shkruajti në letrën drejtuar Këshillit të Sigurimit se Irani “ushtroi të drejtën për vetëmbrojtje” nëpërmjet “reagimit të matur dhe proporcional ushtarak ndaj një baze ajrore amerikane në Irak”.

Gjuha e kthjellët ligjore është në kontrast të qartë me retorikën nxitëse të udhëheqësve iranianë, të cilët e kanë përshkruar goditjen iraniane si një “hakmarrje e ashpër” dhe një “hakmarrje e fuqishme”, gjë që është e paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
-U tha në Opinion

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

27 Tetor, 2025 10:43 pm
Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
Politikë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

27 Tetor, 2025 10:11 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

27 Tetor, 2025 10:05 pm
Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
Aktualitet

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

27 Tetor, 2025 9:13 pm
Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve
Kryesore

Berisha në Kuvend: Dumani është bërë avokati i vjedhjeve

27 Tetor, 2025 8:19 pm
A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend
Aktualitet

A është marrë në pyetje Rama për inceneratorin e Tiranës? Dumani flet në Kuvend

27 Tetor, 2025 7:22 pm
Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26
Aktualitet

Elton Ilirjani në Taipei Fashion Week SS26

27 Tetor, 2025 7:17 pm
“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend
Aktualitet

“Lexo pyetjen, pastaj përgjigju, hajde…”, Berisha përplaset me Dumanin në Kuvend

27 Tetor, 2025 6:46 pm
“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…
Aktualitet

“Pse nuk hetoni Edi Ramën”, Dumani: Nuk kanë rendësi emrat, por…

27 Tetor, 2025 6:08 pm
Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim
Aktualitet

Dumani pyetet në Kuvend për Ballukun: Nuk komentoj çështje në hetim

27 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
Aksident në Pogradec, plagoset një person

Aksident në Pogradec, plagoset një person

Turqia dhe dërgimi i trupave në Libi

Turqia dhe dërgimi i trupave në Libi

Pakistan/ 15 persona humbin jetën nga një shpërthim në xhami

Pakistan/ 15 persona humbin jetën nga një shpërthim në xhami
















TE FUNDIT

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…

Dumani në parlament, Sejamini: Sot aty është humbur një mundësi…
27 Tetor, 2025

“Çfarë tha Dumani për hetimin e politikanëve” është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” duke iu referuar raportimeve të...

Lexo më shumë

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues

Deputetët e opozitës kundër Dumanit: Mashtrues
27 Tetor, 2025

Pas rreth më shumë se 120 minutash pyetje-përgjigje në Kuvend, deputetët demokratë ngelën të pakënaqur me raportimin e kreut të...

Lexo më shumë

Aksident në Krujë, 20-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
27 Tetor, 2025

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën Krujë-Fushë Krujë. Mësohet se rreth orës 21:00, shtetasi T. S., 20...

Lexo më shumë

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK

Dumani për patronazhimin: Bëjeni në Kuvend vepër penale, pastaj vepron SPAK
27 Tetor, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, në raportimin e tij vjetor në Kuvend,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com