Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Orban për Iranin: BE të përafrojë qëndrimin e SHBA dhe Izraelit

2020/01/09 at 5:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Orban për Iranin: BE të përafrojë qëndrimin e SHBA dhe Izraelit

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të mbajë një qëndrim më të përafërt me SHBA-në dhe Izraelin sa i përket mosmarrëveshjeve ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit.

“Unë do të doja që qëndrimi evropian, i cili nuk është i qartë sa i përket çështjes iraniane, të orientohet drejt qëndrimit të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Orban në një konferencë për media në Budapest.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, më 8 janar, u bëri thirrje fuqive botërore të braktisin një marrëveshje bërthamore me Iranin e cila ishte arritur në vitin 2015 .

Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja në vitin 2018. Trump tha se duhet të ketë angazhim për një marrëveshje të re me Iranin.

Por, Irani, i cili mohon të ketë ambicie bërthamore, ka refuzuar bisedimet e reja. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se ai ka biseduar me presidentin e Iranit, Hassan Rohani, nga i cili ka kërkuar që Teherani të respektojë marrëveshjen e 2015-ës.

Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen më 10 janar në Bruksel, për të diskutuar tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Orban, i cili shpesh e ka kritikuar politikën e BE-së, u takua me presidentin Trump vitin e kaluar. Lideri amerikan e pati vlerësuar qëndrimin e ashpër të Orbanit mbi migracionin, një çështje për të cilën të dy udhëheqësit kanë vizione të ngjashme.

Orban gjithashtu ka marrëdhënie të afërta me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Kryeministri hungarez tha se Budapesti do t’i mbajë trupat në Irak, për sa kohë që qeveria në Bagdad qëndron pranë marrëveshjes midis dy vendeve.

Sidoqoftë, Orban shtoi se ekzistojnë planet e gatshme në rast se trupat hungareze duhen evakuuar, gjë që sipas tij, do të ndodhte “menjëherë” nëse Iraku tërhiqet nga marrëveshja. BE-ja dhe anëtarja e NATO-s, Hungaria kanë një prezencë prej rreth 150 ushtarësh në rajonin kurd të Irakut./ Burimi: REL

Ju sugjerojmë

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet
Kronikë

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet

10 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO
Bota

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

10 Dhjetor, 2025 3:34 pm
1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës
Life Style

1913/ Intervista me Prenk Bib Dodën, princin e Mirditës, mbi dorëzimin e Shkodrës

10 Dhjetor, 2025 2:50 pm
“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale
Kryesore

“Shqipëria rrezikon të zhduket!” Berisha: Shpopullimi, një goditje ekzistenciale

10 Dhjetor, 2025 2:47 pm
I kërkuar në Zvicër për vjedhje me dhunë, arrestohet në Rinas
Kronikë

I kërkuar në Zvicër për vjedhje me dhunë, arrestohet në Rinas

10 Dhjetor, 2025 1:02 pm
U procedua penalisht/Lapaj sulmon Ramën:Bllokove integrimin për 1 këshilltar në Fier
Aktualitet

U procedua penalisht/Lapaj sulmon Ramën:Bllokove integrimin për 1 këshilltar në Fier

10 Dhjetor, 2025 12:29 pm
Rama: Europa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion
Kryesore

Rama: Europa 2030 nuk është shpresë për ne, por destinacion

10 Dhjetor, 2025 12:10 pm
Protesta para Kryeministrisë, policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn
Kronikë

Protesta para Kryeministrisë, policia kallëzon në Prokurori Adriatik Lapajn

10 Dhjetor, 2025 12:09 pm
Para
Nafta dhe shqetësimet për gjendjen në Lindjen e Mesme

Nafta dhe shqetësimet për gjendjen në Lindjen e Mesme

Duma: Irani nuk ka fuqi aktesh terroriste, shqiptarët mos të kenë frikë

Duma: Irani nuk ka fuqi aktesh terroriste, shqiptarët mos të kenë frikë

Inteligjenca Amerikane: Irani goditi me raketa avionin ukrainas

Inteligjenca Amerikane: Irani goditi me raketa avionin ukrainas

TE FUNDIT

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
10 Dhjetor, 2025

Një dhurues sperme, i cili pa dijeninë e tij mbante një mutacion gjenetik që rrit në mënyrë dramatike rrezikun e...

Lexo më shumë

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
10 Dhjetor, 2025

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani mori pjesë në Mbledhjen e 3-të të Përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor...

Lexo më shumë

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet

Trafik droge në miliona euro/ SPAK godet grupin Rraja, SPAK zbardh episodet
10 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me operacionin “Rikthimi”, ku janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest...

Lexo më shumë

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO

Kuzhina italiane zyrtarisht pasuri e UNESCO
10 Dhjetor, 2025

Sikur 'carbonara' të kishte këmbë, sot do të kërcente nga gëzimi. Në orën 10:44, në New Delhi, Komiteti Ndërqeveritar i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com