Orët e para të mëngjesit, automjeti i Edvin Gjylit u dogj nga persona ende të paidentifikuar në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.
Lexo edhe: Digjet makina e shefit të policisë gjyqësore në Elbasan
Ai nuk është një emër i panjohur pasi disa muaj më parë, u pezullua nga detyra për shkak të nxjerrjes së sekretit hetimor.
Ngjarja që lidhet me ish-efektivin Gjyli është ajo e gjetjes së një arsenali armësh në një magazinë në Elbasan, një ditë pas zgjedhjeve lokale. Në atë kohë ishte kryer edhe një atentat me armë zjarri ndaj dy vëllezërve në Elbasan ku njëri mbeti i vrarë.
Kjo ngjarje u pasua me aksionin e RENEAS i cili sipas burimeve të rezervuara nga policia, sekuestruan 7 automatikë, 5 pistoleta, dylbi, fishekë dhe një automjet fuoristradë.
Për këtë aksion Policia e Shtetit nuk dha asnjë njoftim zyrtar.
Më pas nisi procedimi disiplinor për efektivët e policisë për dekonspirim operacioni. Vendimi për pezullimin e Edin Gjylit dhe 3 punonjësve të tjerë të policisë u mor nga Gjykata e Elbasanit.
Konkretisht, Gjykata ka marrë këtë vendim për Bilal Semanajn, shef i Komisariatit të Cërrikut, Albion Xhitozin, shef i Krimeve në Komisariatin e Cërrikut, Edvin Gjylin, specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Elbasanit dhe Eduart Hasanin, specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Elbasanit. /Opinion.al