Një 82-vjeçar në Këlcyrë u gjet i pajetë në banesën e tij, pasi ajo ishte përfshirë nga flakët.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin e Ri, Njësia Administrative Sukë të Bashkisë Këlcyrë ku si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e tij 82-vjeçari me iniciale S.D ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se zjarri ka qenë aksidental. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes./Opinion.al/