Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani ka folur sot në lidhje me sulmin e ndërmarrë ndaj dy bazave ushtarake amerikane në Irak.
Ai u zotua për ti dhënë fund pranisë së Shteteve të Bashkuara në Rajonin e Lindjes së Mesme.
“Ata i prenë dorën gjeneralit Soleimani ndërsa ne do ti presim këmbët SHBA nga rajoni” raportohet të ketë thënë Rouhani në një mbledhje të kabinetit.
Ndërkohë më parë, Lideri Suprem, Ajatollah Ali Khamenei tha se goditja e mbrëmshme ishte një “shuplakë për SHBA”. Ai e cilësoi Amerikën si një burim korrupsioni në rajon dhe theksoi se sulmi me raketa nuk është i mjaftueshëm për ti dhënë fund pranisë së SHBA në rajon. /Opinion.al