Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sekuestrohen në doganën e Kakavijës 70 mijë Euro

2020/01/08 at 9:37 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekuestrohen në doganën e Kakavijës 70 mijë Euro

Në pikën e kufitare të Kakavijës policia i ka sekuestruar dy personave një mjet luksoz i cili ka rezultuar i vjedhur dhe personit tjetër rreth 70 mijë euro, të cilat ka tentuar  t’i transferojë  në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.

Gjatë kontrollit të kryer nga policia kufitare është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i një mjeti i markës Renault i cili drejtohej nga 21-vjeçari me iniciale  E. X. Mjeti u sekuestrua pasi rezultoi me ndërhyrje mekanike në numrin e shasisë.

Gjithashtu në vijim të kontrollove në pikën kufitare të Kavavijës , 49-vjeçarit  me iniciale V.G  i lindur në Sarandë dhe banues në Greqi iu gjetën gjatë kontrollit të makinës një shumë prej 70900 eurosh, të cilat i kishte fshehur në automjet, me qëllim shmangien e kontrollit.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 automjet dhe sasinë prej rreth 70 mijë eurosh.

Personat do të procedohen për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare vijon zbatimin e masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bllokohet një tjetër mjet luksoz i vjedhur.

I sekuestrohen 70900 euro një shtetasi, i cili tentoi t’i transferonte në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.

Procedohen penalisht dy shtetas.

Në vijim të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve në pikat doganore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve te imtësishme të kryera nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe Frontex-in, në dalje të RSH-së është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të markës Renault, me drejtues shtetasin shqiptar E. X., 21 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi. Mjeti i këtij shtetasi rezultoi me ndërhyrje mekanike në numrin e shasisë.

Po në vijim të kontrolleve u kap shtetasi me inicialet V. G., 49 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Greqi, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi prej 70900 eurosh, të cilat i kishte fshehur në automjet, me qëllim shmangien e kontrollit.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 automjet dhe një sasi prej 70900 eurosh.

Veprimet e para hetimore për këto raste u kryen nga DVP Gjirokastër, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al/

Etiketa: kakavije

Ju sugjerojmë

Berisha: Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën
Kryesore

Berisha: Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën

29 Shtator, 2025 1:40 pm
Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro
Kronikë

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro

29 Shtator, 2025 12:20 pm
Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët
Aktualitet

Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët

29 Shtator, 2025 12:18 pm
Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
Kryesore

Balla: Institucionet e pavarura, raportime periodike në Kuvend

29 Shtator, 2025 11:45 am
PD nuk tërhiqet nga shkarkimi i Peleshit dhe përsëritja e seancës për programin
Kryesore

PD nuk tërhiqet nga shkarkimi i Peleshit dhe përsëritja e seancës për programin

29 Shtator, 2025 11:16 am
Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë
Kronikë

Shpërthim me eksploziv në një servis në Fushë-Krujë

29 Shtator, 2025 10:04 am
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Veliaj kundërshton vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese

29 Shtator, 2025 8:58 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Zelensky: Rusia po përdor anije cisterna për të lëshuar dhe operuar dronë në Evropë

29 Shtator, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 Shtator, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

29 Shtator, 2025 8:22 am
Para
Le Temps 1914/ Kur Zogu mori drejtimin e Tiranës në emër të Princ Vidit

Le Temps 1914/ Kur Zogu mori drejtimin e Tiranës në emër të Princ Vidit

Këto janë armët që bëjnë diferencën në Ushtrinë e SHBA

Këto janë armët që bëjnë diferencën në Ushtrinë e SHBA

Nipi i vrau gruan, burri: Të dënohet sipas ligjit

Nipi i vrau gruan, burri: Të dënohet sipas ligjit

TE FUNDIT

Berisha: Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën

Berisha: Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën
29 Shtator, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj e dërgoi në Gjykatën Kushteutese vendimin për...

Lexo më shumë

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro

Kush është noterja nga Tirana që iu sekuestruan pasuritë me vlerë 3 mln euro
29 Shtator, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë sekuestron pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetases...

Lexo më shumë

Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët

Vlorë, i riu futet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe ofendon anëtarët
29 Shtator, 2025

Përgjatë zhvillimit të mbledhjes jashtë radhe në këshillin bashkiak të Vlorës janë futur në brendësi të saj dy të rinj....

Lexo më shumë

Balla: Institucionet e pavarura, raportime periodike në Kuvend

Balla ironi me opozitën: Dhunuat seancën e kaluar, pas një jave doni të jepni mendim
29 Shtator, 2025

Në Konferencën e Kryetarëve, opozita ka kërkuar thirrjen e Këshillit të Legjislacionit për shqyrtimin e kërkesës së opozitës, lidhur me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com