Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa.
Sipas zëdhënësit të LDK-së, palët kanë vendosur për një tjetër takim gjatë ditës së nesërme. Ndërkohë, kryetari i LDK-së, ka thënë se nuk është hidhëruar me Kurtin, ndërsa ka shtuar se bisedimet do të vijojnë ditën e nesërme.
Ndërkohë, asnjë nga palët nuk kanë dhënë detaje në lidhje me takimin e krerëve të dy partive që morën më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme./Opinion.al