Aktorët e mëposhtëm kanë qenë shumë të famshëm kur ishin të vegjël. Por, me kalimin e viteve nisën të kishin probleme me alkoolin, drogën apo ligjin. Madje, disa prej tyre kanë ndërruar jetë në moshë fare të re.
Macaulay Culkin – U bë i famshëm me filmin “I vetëm në shtëpi”. Kur u rrit, nisi një proces gjyqësor ndaj prindërve mbi menaxhimin e pasurisë së tij dhe ka pasur probleme me drogën dhe qetësuesit e ndryshëm.
Brittany Murphy – Aktorja e famshme ndërroi jetë në 20 dhjetor 2009. Arsyeja e vdekjes së saj mbetet mister edhe sot por të shumtë janë ata që thonë se erdhi nga një mbidozë kokaine.
Edward Furlong – U bë i famshëm si djali në filmin “Terminator 2”. Ai u bë i varur nga kokaina dhe heroina, dhe ka pasur vazhdimisht probleme me ligjin. Ai është arrestuar dy herë për drejtim mjeti tej normave të lejuara të shpejtësisë dhe drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe drogës.
Lindsay Lohan – Idhulli i adoleshentëve në periudhën 2002-2006, nisi të abuzojë me drogën. Gjithashtu, është arrestuar për vjedhje dhe dhunë fizike.
Brad Renfro – Ka debutuar si aktor në moshën 12-vjeçare dhe ka marrë pjesë në 21 filma. Edhe pse kishte para një karrierë premtuese, krijoi varësi nga droga dhe ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare pas një mbidoze me heroinë.
Judy Garland – U bë e famshme me interpretimin në filmin “Magjistari i Ozit” kur ishte 17 vjeç. Pasi u bë e famshme dhe mori disa çmime si aktore dhe këngëtare, nisi të abuzonte me alkoolin dhe amfetaminat. Ndërroi jetë në moshën 47-vjeçare nga një mbidozë.
/Opinion.al