Një 67-vjeçar është gjetur sot i pajetë në banesën e tij, në Kuçovë. Mësohet se Bardhyl Ali, jetonte vetëm me gruan. Kjo e fundit ka qenë personi e cila ka gjetur bashkëshortin e saj të pajetë, pasta ka njoftuar policinë.
Uniformat blu dhe ekspertët kanë mbërritur në banesë dhe kanë nisur hetimet, ku nga të dhënat e para dyshohet për vdekje natyrale, pasi mendohet se i moshuari ka pësuar atak kardiak.
Viktima jetonte në lagjen “1 Maji”, të qytetit të Kuçovës, vetëm me gruan, pasi djali i tij jeton në Angli, ndërsa vajza në Tiranë./ Opinion.al