Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kapen punonjësi i aeroportit dhe një 23-vjeçare,detaji që i nxorri zbuluar

2020/01/03 at 11:42 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kapen punonjësi i aeroportit dhe një 23-vjeçare,detaji që i nxorri zbuluar

Dy persona janë arrestuar në aeroportin e Rinasit,  për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve me dokumente të falsifikuara, ku njëri prej tyre është punonjës i skanerit dhe tjetra një 23-vjeçare që do të udhëtonte nga Rinasi drejt Romës e më pas në Milano, me destinacion final Anglinë.

23-vjeçarja ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me dokumentacion të rregullt, por pas dyshimeve të punonjësve të Policisë Kufitare mbi qëllimin e udhëtimit dhe arsyet e dhëna, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ku i është gjetur një kartë italiane e falsifikuar.

Ajo që tërheq vëmendje është fakti që 43 vjeçari i arrestuar dhe që është aktualisht punonjës i sigurisë tek kontrolli i pasagjerëve me skaner në aeroport, ka qenë i proceduar më parë nga Policia Kufitare, pasi është kapur në zonën sterile me 2700 euro dhe telefon celular.

Njoftimi:

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve me dokumente të falsifikuara.

Finalizohet operacioni policor “NEW START”.

Operacioni nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vihen në pranga dy shtetas, njëri punonjës i skanerit në aeroportin e Rinasit.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë vitit 2019 nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihme, kundrejt fitimit, për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme u finalizua me sukses operacionin e koduar “NEW START”, si rezulatat i të cilit u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

Xh. K., 23 vjeçe, banuese në Mat. Arrestimi i saj u bë si e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

R. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht punonjës i sigurisë te kontrolli i pasagjerëve me skaner, në terminalin në varësi të TIA-s. Ky shtetas ka qenë i proceduar më parë nga Policia Kufitare, pasi është kapur në zonën sterile me 2700 euro dhe telefon celular.

Arrestimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Shtetasja XH. K. ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me dokumentacion të rregullt, por pas dyshimeve të punonjësve të Policisë Kufitare mbi qëllimin e udhëtimit dhe arsyet e dhëna, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ku i është gjetur një kartë italiane e falsifikuar.

Në bashkëpunim me specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë u organizua puna dhe pas hetimeve të para hetimore rezultoi se:

Shtetasi R. K., punonjës i aeroportit të Rinasit në kontrollin me skaner, në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi kishin siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitete italiane, kanë tentuar ta kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Romës, Milano, me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasen Xh. K../Opinion.al

Etiketa: aeroportdetajRinas

Ju sugjerojmë

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?
Rajoni

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

22 Maj, 2025 8:05 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët

22 Maj, 2025 7:39 pm
Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit…
Aktualitet

Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit…

22 Maj, 2025 7:07 pm
GJKKO i caktoi “arrest në shtëpi”, kthehet në Shqipëri Ajola Xoxa
Kryesore

SPAK sekuestroi pronën e Veliajt dhe Xoxës,avokatët:Përpjekje për të dëmtuar imazhin

22 Maj, 2025 7:02 pm
Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
Rajoni

Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë

22 Maj, 2025 6:25 pm
Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por…

22 Maj, 2025 6:13 pm
Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë
Aktualitet

Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

22 Maj, 2025 5:53 pm
Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!
Politikë

Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!

22 Maj, 2025 5:46 pm
Durrës/ Vdekja e pacientes pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku
Aktualitet

Durrës/ Vdekja e pacientes pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku

22 Maj, 2025 5:38 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Kronikë

SPAK sekuestron një tjetër pronë të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës

22 Maj, 2025 5:28 pm
Para
Sulmi në ambasadë, Mali i zi reagon ashpër ndaj Serbisë: Akt vandal

Sulmi në ambasadë, Mali i zi reagon ashpër ndaj Serbisë: Akt vandal

Avdylajve nuk u preken pasuritë, PD: Donika Prela shërbëtore e Ramës

PD:Rama i dhuroi Vilma Nushit 8.5 milion euro me koncesionin e check up-it

Kush është Qasem Soleimani, gjenerali iranian që u vra me urdhër të Trump

Kush është Qasem Soleimani, gjenerali iranian që u vra me urdhër të Trump

TE FUNDIT

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?
22 Maj, 2025

Bashkimi Evropian më në fund ka nisur t’ia heqë dalëngadalë masat Kosovës, pas gati dy vjetësh, por me kusht që...

Lexo më shumë

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
22 Maj, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me  kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Lajmi...

Lexo më shumë

Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit…

Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit…
22 Maj, 2025

Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila miratoi hapjen e...

Lexo më shumë

SPAK sekuestroi pronën e Veliajt dhe Xoxës,avokatët:Përpjekje për të dëmtuar imazhin

GJKKO i caktoi “arrest në shtëpi”, kthehet në Shqipëri Ajola Xoxa
22 Maj, 2025

Pas vendimit të SPAK për sekuestro të një prone të paluajtshme të çiftit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, ka ardhur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com