Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vijojnë tensionet para Ambasadës së SHBA-së në Irak

2020/01/01 at 3:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vijojnë tensionet para Ambasadës së SHBA-së në Irak

Dhjetra pjesëtarë të një grupi militant pro-iranian, dhe përkrahësit e tyre, kanë qëndruar gjatë tërë natës para ambasadës amerikane në Bagdad të Irakut.

Forcat amerikane kanë përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë demostruesit, të cilët janë zemëruar nga vrasja e militantëve të lidhur me Iranin, gjatë sulmeve ajrore të SHBA-së më 29 dhjetor 2019.

Me thirrje anti-amerikane, protestuesit hodhën gurë në portën kryesore të kompleksit, hoqën kamerat e sigurisë dhe u vunë flakën disa objekteve. Situata përshkallëzoi kur disa prej tyre kaluan murin e ambasadës.

Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump, fajësoi Iranin për sulmin dhe ka lëshuar një kërcënim për të, duke thënë se Irani “do të paguajë një çmim shumë të madh” për çdo dëmtim ose humbje të jetës.

“Ky nuk është një paralajmërim, por një kërcënim”, shtoi ai.

Më pas sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, njoftoi se rreth 750 ushtarë menjëherë do të vendosen në rajon.
“Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë njerëzit dhe interesat tona kudo që gjenden, në të gjithë botën”, tha Esper.
Nga ana e tij, Teherani mohoi të ishte prapa protestave të dhunshme.

“Zyrtarët amerikanë kanë guximin befasues për t’i atribuar Iranit protestat e popullit irakian kundër vrasjes së egër të të paktën 25 irakianëve”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Abbas Mousavi, përmes një deklarate.

Sulmi ndaj Ambasadës së SHBA-së në Bagdad, mund të jetë më i dhunshmi që nga sulmi i vitit 2012 ndaj një grupi diplomatik në Bengazi, Libi. Katër amerikanë, përfshirë ambasadorin Christopher Stevens, u vranë në atë sulm./Opinion.al

Etiketa: irakshbatensione

Ju sugjerojmë

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine
Kronikë

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine

9 Gusht, 2025 7:03 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia i bashkohet vendeve të tjera, dënon planin e Izraelit për të pushtuar Gazën

9 Gusht, 2025 6:58 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky flet në telefon me Macron, Starmer dhe liderë të tjerë evropianë

9 Gusht, 2025 6:53 pm
Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth
Bota

Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth

9 Gusht, 2025 6:46 pm
“Linjë kredie 250 mln €”/ Rama në Cërrik: Na duhet një kthesë për projektet në fshat
Aktualitet

Ndërtimet pa leje, Rama: Së shpejti masa të reja për shkelësit e ligjit

9 Gusht, 2025 6:33 pm
Rama vlerëson aktet heroike të 2 efektivëve Troci e Mustaj:Mirënjohës për shembullin
Aktualitet

Rama vlerëson aktet heroike të 2 efektivëve Troci e Mustaj:Mirënjohës për shembullin

9 Gusht, 2025 6:27 pm
Paqe mes Armenisë e Azerbajxhanit, Irani:Të mos ketë ndërhyrje të huaj pranë kufijve
Bota

Paqe mes Armenisë e Azerbajxhanit, Irani:Të mos ketë ndërhyrje të huaj pranë kufijve

9 Gusht, 2025 5:30 pm
Gaza/ Italia u vjen në ndihmë banorëve që vuajnë nga uria
Bota

Gaza/ Italia u vjen në ndihmë banorëve që vuajnë nga uria

9 Gusht, 2025 5:23 pm
Të bllokuar me velierën e tyre në det, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë
Aktualitet

Të bllokuar me velierën e tyre në det, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë

9 Gusht, 2025 4:57 pm
Gaza/ Mbi 200 vdekje nga uria, 1 milion banorë do të shpërngulen
Bota

Gaza/ Mbi 200 vdekje nga uria, 1 milion banorë do të shpërngulen

9 Gusht, 2025 4:55 pm
Para
Nga dashuria tek paratë, horoskopi i vitit 2020 për Dashin dhe Demin

Nga dashuria tek paratë, horoskopi i vitit 2020 për Dashin dhe Demin

Nga dashuria tek paratë, horoskopi i vitit 2020 për Binjakët dhe Gaforren

Nga dashuria tek paratë, horoskopi i vitit 2020 për Binjakët dhe Gaforren

Nga dashuria tek paratë,horoskopi i vitit 2020 për Luanin dhe Virgjëreshën

Nga dashuria tek paratë,horoskopi i vitit 2020 për Luanin dhe Virgjëreshën

TE FUNDIT

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine

Shkoi si turist në Zvicër, 23-vjeçari shqiptar kapet në shitje kokaine
9 Gusht, 2025

Një 23-vjeçar shqiptar kishte shkuar si turist në Zvicër, por është kapur në trafik të kokainës. I riu ishte bërë...

Lexo më shumë

Rusia i bashkohet vendeve të tjera, dënon planin e Izraelit për të pushtuar Gazën

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
9 Gusht, 2025

Pas vendeve të BE-së dhe OKB-së, është Rusia që dënon dhe hedh poshtë planin e Izraelit për të zgjeruar operacionet e tij...

Lexo më shumë

Zelensky flet në telefon me Macron, Starmer dhe liderë të tjerë evropianë

BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
9 Gusht, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar biseda telefonike me disa prej liderëve kryesorë evropianë, përfshirë Presidentin e Francës Emmanuel Macron,...

Lexo më shumë

Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth

Zbulohet shënimi i fundit, çfarë shkroi dy ditë para vdekjes Mbretëresha Elizabeth
9 Gusht, 2025

Shënimi i fundit në ditarin personal të Mbretëreshës Elizabeth II, shkruar vetëm dy ditë para ndarjes së saj nga jeta,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com