Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thaçi: Ja kur e pres Albin Kurtin, miku im Edi Rama duhet të…

2019/12/31 at 3:02 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Thaçi: Ja kur e pres Albin Kurtin, miku im Edi Rama duhet të…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se do ta presë në zyrën e tij më 6 janar, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të biseduar për mandatarin për kryeministër.

Kurti ka refuzuar tre ftesat e dërguara nga Thaçi, ndërsa më 30 dhjetor njoftoi presidentin se të dy mund të takohen më 6 janar për të biseduar për mandatarin.

“Unë mirëpres faktin që pas ftesës së tretë ka pranuar dhe i është përgjigjur ftesës sime. Kështu që ditën që është menduar nga zoti Kurti, në ora 15:00 do ta pres në zyrën time”, tha Thaçi gjatë konferencës së fund-vitit me gazetarë.

Presidenti Thaçi foli edhe për përbërjen e re të Qeverisë së ardhshme të Kosovës, duke thënë se i takon partisë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje, që të zgjedhë partnerin qeverisës dhe sipas tij, nuk i takon askujt, “të interferojë” në këtë proces, qoftë nga spektri politik vendor apo përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke shtuar se është mirë që të “mos humbet kohë” me formimin e institucioneve të reja.

Ndërkaq, i pyetur për diskutimet që Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për postin e presidentit, Thaçi tha se mirëpret çdo marrëveshje që partitë do të arrijnë në këtë drejtim.

“Partia fituese është ajo që përcakton partnerin. Kemi një realitet tjetër në Kosovë. Çdo marrëveshje që arrihet në mes të spektrit politik në Kosovë unë e mirëpres dhe e përshëndes. Është në interes që të mos humbet kohë. Çdo marrëveshje, edhe për president, që e bën spektri politik unë vetëm do ta duartrokas”, ka deklaruar Thaçi.

Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarë, Thaçi ka thënë se shumë shpejt do të ndodhë heqja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, duke pretenduar se ky veprim është vullnet dhe ëndërr e popullit të të dyja vendeve.

“Unë e ftoj kryeministrin, mikun tim, Edi Rama, që të caktojë ditën dhe datën e heqjes së kufirit dhe çdo barriere kufitare mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë, pa pritur fare opinionet e asnjërit vend fqinj. Ne jemi jemi sovranë, ne jemi të pavarur”, ka deklaruar presidenti i Kosovës.

Presidenti Thaçi foli edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se viti 2019 ishte plot me sfida, mirëpo ka thënë se shpreson që gjatë vitit 2020 do të zhbllokohet rrethana e krijuar, “dhe do të kemi nisjen e një procesi të ri të dialogut”.

Teksa ka folur për dialogun, Thaçi ka përmendur edhe emërimin e Richard Grenellit, si të dërguar të Shtëpisë së Bardhë në negociatat mes këtyre dy shteteve, duke konsideruar se ky veprim “rrit shpresën për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, paqësore, mes Kosovës dhe Serbisë”.

Sa i përket liberalizimit të vizave, presidenti i Kosovës, tha se ka qenë “gabim historik” i Bashkimit Evropian që nuk ka hequr regjimin e vizave për kosovarët, pasi sipas tij, Prishtina zyrtare ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Rama “rrëzon” Cakaj për pasaportat diplomatike dhe shërbimit

Rama “rrëzon” Cakaj për pasaportat diplomatike dhe shërbimit

Iu vra vajza në Francë, apeli i nënës për Edi Ramën

Iu vra vajza në Francë, apeli i nënës për Edi Ramën

Zonat që do të mbeten 8 orë pa energji elektrike në Tiranë

Siguron OSHEE: Nuk ka “surpriza” për natën e ndërrimit të viteve

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com