Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta dekoron Vasil Laçin: Akt historik, zgjoi ndërgjegjen kombëtare

2019/12/31 at 2:12 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Valë e re largimesh nga Shqipëria’, apeli i Metës

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar pas vdekjes, me dekoratën e lartë të “Flamurit Kombëtar” heroin e popullit, Vasil Laçin.


Me anë të një postimi në rrjete sociale Meta shprehet se prej fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit nuk mundëm që 75-vjetorin e  Çlirimit ta përkujtonim me madhështinë që meritonte.

Duke e konsideruar Laçin si njërin prej heronjve më të guximshëm dhe frymëzues të Rezistencës Antifashiste të popullit tonë, Meta u shpreh  se ai vlerësohet me këtë titull për aktin e tij patriotik që buronte nga atdhedashuria, por edhe nga ndjenjat e revoltës mbarëkombëtare ndaj pushtuesit dhe puthadorëve të tij.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Të dashur qytetarë!

Sot po mbyllim vitin 2019 edhe si vitin e 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë!

Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare do të mbetet gjithmonë një nga epopetë më të ndritura të popullit tonë në betejat për liri, çlirim, pavarësi dhe dinjitet kombëtar.

Për shkak të fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit nuk mundëm ta përkujtonim me madhështinë që meritonte këtë 75-vjetor të Çlirimit! Por sot kam kënaqësinë dhe nderin të ndaj me ju vlerësimin me Dekoratën më të lartë, atë të “Flamurit Kombëtar”, të njërit prej heronjve më të guximshëm dhe frymëzues të Rezistencës Antifashiste të popullit tonë, Vasil Laçit.

Në moshën 19 vjeçare, Vasil Laçi në 17 Maj 1941 i foli pushtuesit në emër të mbarë popullit shqiptar në gjuhën që meritonte përmes aktit të tij historik. Edhe pse një akt tërësisht individual, ai ishte një akt i ndërgjegjshëm patriotik që buronte nga atdhedashuria, por edhe nga ndjenjat e revoltës mbarëkombëtare ndaj pushtuesit dhe puthadorëve të tij.

I bindur në sakrificën më sublime që po bënte, Vasil Laçi me krismat e tij zgjoi fort ndërgjegjen kombëtare të rinisë shqiptare dhe popullit tonë, duke u treguar se rruga e lirisë kërkonte përballje me pushtuesin dhe vendosmëri për sakrificat më sublime. Përmes këtij akti sublim, Vasil Laçi ndërpreu poezitë dhe rininë e tij për t’i treguar mbarë rinisë se cila ishte rruga për realizimin e ëndrrës së Lirisë.

Akti heroik i Vasil Laçit kundër uzurpatorit të fronit të Shqipërisë ishte demonstrimi më kuptimplotë patriotik dhe atdhetar kundër pushtimit fashist dhe dhunimit të sovranitetit shtetëror dhe kombëtar.

Lavdi të përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të Atdheut! ??

Etiketa: dekoratemetavasil laci


Ju sugjerojmë

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi
Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi

28 Gusht, 2025 12:13 pm
Industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune
Bota

Industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune

28 Gusht, 2025 12:06 pm
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!
Aktualitet

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!

28 Gusht, 2025 11:52 am
Dimal Basha distancohet sërish nga artikulli kundër UÇK-së
Rajoni

Dimal Basha distancohet sërish nga artikulli kundër UÇK-së

28 Gusht, 2025 11:41 am
Rama: Krijimi i një Ndërmarrjeje të re për Mbetjet, sfida më e madhe për Integrimin
Kryesore

Rama: Krijimi i një Ndërmarrjeje të re për Mbetjet, sfida më e madhe për Integrimin

28 Gusht, 2025 11:34 am
Elisa Spiropali: S’mund të kemi të ardhme europiane, pa reflektuar mbi të kaluarën
Politikë

Elisa Spiropali: S’mund të kemi të ardhme europiane, pa reflektuar mbi të kaluarën

28 Gusht, 2025 11:19 am
Sherr me thika në Maliq, humb jetën 14-vjeçari
Aktualitet

Aksident në Përmet/ Makina përplas këmbësorin, i moshuari humb jetën në vendngjarje

28 Gusht, 2025 11:00 am
Policia operacion në Durrës, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë
Aktualitet

Policia operacion në Durrës, arrestohen dy persona me rrezikshmëri të lartë

28 Gusht, 2025 10:52 am
Pas kryetarit, depuetetët zgjedhin edhe 3 nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Votimi i nënkryetarit serb,Kuvendi i Kosovës mblidhet për përmbylljen e konstituimit

28 Gusht, 2025 10:41 am
Arrestimi i ish-kreut të IMT Durrës,policia:Ndërtoi pa leje 11 garsoniere, një vilë
Aktualitet

Arrestimi i ish-kreut të IMT Durrës,policia:Ndërtoi pa leje 11 garsoniere, një vilë

28 Gusht, 2025 10:23 am
Para
Mirditë, në flakë komisariati i policisë

Shpërthen bombola e gazit në Tiranë, të moshuarit nxirren nga banesa

“Janë thyer dyert dhe ka të shtëna”, sulmohet ambasada amerikane në Irak

"Janë thyer dyert dhe ka të shtëna", sulmohet ambasada amerikane në Irak

Thaçi: Ja kur e pres Albin Kurtin, miku im Edi Rama duhet të…

Thaçi: Ja kur e pres Albin Kurtin, miku im Edi Rama duhet të...
















TE FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Naun Shundi
28 Gusht, 2025

Ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë aktori i njohur shqiptar, Naun Shundi. Së fundmi ai po kurohej në Qendrën...

Lexo më shumë

Industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune

Industria automobilistike shkurton 51.500 vende pune
28 Gusht, 2025

Rënia e vazhdueshme e shifrave të punësimit në prodhimin gjerman vazhdon, me industrinë e automobilave të vlerësuar të vendit që...

Lexo më shumë

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë: T’i jepet fund luftës në Gaza!
28 Gusht, 2025

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dënon përpjekjen e Izraelit për të shpërngulur palestinezët nga Rripi i Gazës dhe marrjen plotësisht nën...

Lexo më shumë

Dimal Basha distancohet sërish nga artikulli kundër UÇK-së

Dimal Basha distancohet sërish nga artikulli kundër UÇK-së
28 Gusht, 2025

Kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ka distancuar sërish veten nga një artikull që flet për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com