Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar sot në bashkinë e Lushnjës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja e tij, Erisa Qalliu.
Nga informacionet paraprake dyshohet se ish-shoferi i kryetarit të bashkisë, Gezim Saraçi ka hyrë në zyrë dhe pas një konflikti verbal ka hedhur aty një granatë.
Mësohet se më pas kryebashkiaku Tushe dhe sekretarja e tij janë transportuar me urgjencë në spital, ku dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit./Opinion.al