Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti i cili dyshohet se kërcënoi Albin Kurtin me anë të një statusi në “Facebook’ është arrestuar nga policia e Kosovës.
“Albin Kurti i ka 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, shkruante mes të tjerave Hoti në facebookun e tij. Ky postim, më pas është fshirë me arsyetimin se në rrjetin e tij social ka ndodhur një gabim teknik.
“Policia e Kosovës ka trajtuar informacionin e publikuar ne rrjete sociale dhe sipas detyrës zyrtare ka ndërmarrë veprimet konform autorizimeve ligjore duke trajtuar rastin si ‘shtytje në vrasje’. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”. Personi i dyshuar është kërkuar dhe nuk është gjetur në shtëpi. Të njëjtit i është lënë ftesa për paraqitje të menjëhershme në polici dhe janë njoftuar të gjitha njësitet policore se kudo që takohet i njëjti të arrestohet. I dyshuari pas paraqitjes në polici me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 ore për procedura të mëtejme”, deklaroi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha./Opinion.al