Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Voda: Të prekurit nga tërmeti do jenë në çadra dimërore për Vit të Ri

2019/12/28 at 6:05 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bilanci i dëmeve, zv/ministrja:Mbi 5000 inspektime, 417 objekte do prishen

Rovena Voda, zëvendësministrja e Brendshme, ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.


Gjatë një interviste televizive, Voda tha se situata vijon të jetë e rëndë në Durrës, Krujë e Thumanë, që ishin dhe zonat më të prekura nga tërmeti, ku 4 mijë banorë janë të akomoduar në hotele.

Zëvëndësministrja e Brendshme tha se rezultatet e plota sa i përketë akomodimit të banorëve të prekur nga tërmeti në çadra dimërore, do të publikohen brenda dy ditëve.

“Detyra ime si shefe e shtabit të emergjencave Durrës, është të jemi përgjegjës për të gjitha veprimet operacionale për 3 bashkitë që përmbledh ky qark. Bashkia e Durrësit është në fakt bashkia më e prekur sa i përket humbjeve të jetëve njerëzore por edhe dëmeve materiale, dhe më pas kemi sigurisht Bashkinë Krujë, Thumanë, gjithashtu shumë e prekur. S’duhet të lemë pas dore edhe bashkinë Shijak, ku megjithëse nuk ka patur viktima, dëmet materiale kanë qenë të mëdha. Është një lagje komplet, ku kemi rreth 12 pallate në gjendje të rëndë, po verifikohen nga një grup inxhinierësh për të verifikuar nëse do të prishen, apo jo. Ndërsa sa i përket akomodimit të banorëve, në hotele kemi 4 mijë banorë të këtyre tre bashkive. Një numër potencial, që kemi të pastrehë. Deri sot që flasim kanë aplikuar në bashkinë Durrës, rreth 3 800 banorë”, tha Voda.

Sa persona janë në çadra?

Numri në të gjithë qarkun e Durrës, arrin në rreth 6 mijë persona të akomoduar në çadra. Durrësi ka një zonë rurale shumë të madhe. 5 njësi administrative janë rurale, dhe vetëm Ishmi ka 9 mijë banorë. Më lejoni të them të gjithë këta banorë, vetëm një pjesë e banorëve të Sukthit, rreth 100 që kanë jetuar në pallate, se kemi disa fshatra në Durrës që kanë patur edhe pallate si në qytet, rreth 100 prej tyre janë të strehuar në hotele, sepse nuk kanë gjë të gjallë, dhe pjesa tjetër kanë dashur të jetojnë me gjënë e gjallë, në pronat e tyre, edhe pse i është dhënë mundësia i është thënë që mund të akomodoheni diku tjetër.

Sa janë pa çadra dimërore?
Më lejoni të them se duke qenë në terren pothuajse përditë, pjesa që na ka mbetur ende pa zëvendësuar, kemi mbyllur Bubqin që ka qenë një zonë me shumë probleme, që e kap Bashkia Krujë, pra zona e Bubqit, e cila ka qenë pothuaj e tëra me çadra, kemi bërë zëvendësimin total në Bubq të çadrave verore me ato dimërore, kemi mbyllur Ishmin dje, kemi shpërndarë 30 çadrat e fundit që kanë ardhur si ndihmë nga Gjermania i kemi ndarë dhe ka mbetur vetëm një 30-she, që besoj këto ditë e mbyllim Ishmin. Mos harrojmë që në Ishëm këto ditë janë shpërndarë 400 çadra, pra do të thotë i kemi zëvendësuar të tëra, ka mbetur vetëm një 40-she. Po ashtu në Manzë kemi ndarë rreth 300 çadra nga të cilat 200 janë zëvendësuar me çadra dimërore termike. Një pjesë e banorëve rreth 103 janë në kontenier dhe na kanë mbetur edhe 100 çadra për të zëvendësuar. Këto 100 çadra me një plan pune që ne kemi bërë, mendojmë që deri në fund të javës, gjithë banorët e kësaj zone të kenë mundësi ta kalojnë në çadra dimërore termike.

Është bërë inspektimi për të gjithë banorët që janë në çadra, sepse ka denoncime që nuk ka ardhur askush..
Nuk dua as për propagandë, por dua të jem realiste, sepse këtë e ndjej përgjegjësi para të gjithë banorëve të prekur të atyre zonave, që dhimbjen e tyre duke qenë në terren e ndjej edhe vetë, baras me ta. Nuk është e vërtetë që nuk ka vajtur njeri. Kryetarët e njësive administrative, të gjithë stafet kanë qenë pranë tyre, sepse edhe çadrat verore nuk ua fali njeri. Kanë qenë këto njësi administrative që kanë qenë pranë tyre dhe ua kanë shpërndarë. Është e vërtetë që rezervat materiale të shtetit ne i kishim të mbushur më shumë me çadra verore, më pas edhe të mbështetur nga mekanizmi i mbrojtjes civile europiane, por edhe disa vende të BE-së, u bë zëvendësimi i këtyre çadrave. Ka qenë një proces tepër intensiv dhe është e vërtetë që ende kemi disa banorë. Ne kemi ndërmarrë një census, me disa pyetje, ku po identifikojmë me emër e mbiemër të gjitha familjet që janë nëpër çadra, dhe censusi përfshin edhe pyetje të tjera, dmth çfarë prone kanë, a janë të punësuar..

Pra një census serioz që do të na vlejë më pas edhe për akomodimin afat gjatë, si do të veprohet në një proces afatgjatë rindërtimi për këto familje, duke e parë çështjen edhe nga këndvështrimi social. Këto grupe që po bëjnë këtë census janë kryesisht nga vullnetarë, ne e-Albania në pjesën që ne hapëm për vullnetarët u regjistruan, 434 vullnetarë dhe OJF që veprojnë e japin ndihmën e tyre në terren. Gjysma e këtyre vullnetarëve janë aktiv, dhe ne u japim detyra të ndryshme dhe një nga këto detyra është edhe përfundimi i këtij censusi. Këtë punë po e udhëheq kolegia ime, zv/ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Dajna dhe rezultatet më të hollësishme ne do t’i kemi brenda dy ditëve. Nuk është e vërtetë që nuk ka vajtur njeri dhe nuk është interesuar. Ne duam që Viti i Ri të gjithë njerëzit t’i gjejë në çadra dimërore.

Me urdhër të kryeministrit, festat do të bëhen edhe në hotele për banorët e akomoduar nga tërmeti, kur do të lëshojnë hotelet këta banorë dhe si do të procedohet me bonuset e qirave, sepse është kuota 200 mijë lekë të vjetra dhe më pas gjithçka do të shtohet nga xhepi, kemi parasysh këtu që edhe qiratë janë rritur këtë periudhë…/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

I vuri zjarrin banesës së hallës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

I vuri zjarrin banesës së hallës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

9 Korrik, 2025 3:04 pm
Mitsotakis: Çdo migrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet
Rajoni

Mitsotakis: Çdo migrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet

9 Korrik, 2025 2:48 pm
Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës
Rajoni

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës

9 Korrik, 2025 2:29 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Shqiptarët bllokohen në autobus në aeroportin e Beogradit, autoritetet serbe heshtin

9 Korrik, 2025 2:10 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Në timon i droguar/Tentoi t’i largohet policisë dhe plagos 2 efektivë, bie në pranga

9 Korrik, 2025 2:02 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Elbasan/Theu masën e “Arrestit në shtëpi” dhe tentoi…shpallet në kërkim 55-vjeçari

9 Korrik, 2025 1:54 pm
Berisha publikon videon e radhës: Komisioneri terrorist, voton për qytetarët
Aktualitet

“Çështja Salianji sapo ka nisur”/ Roli që do ketë ish-deputeti në PD sipas Berishës

9 Korrik, 2025 1:45 pm
PE e miratoi/Raporti për Shqipërinë: Prioritet forcimi i pavarësisë gjyqësore dhe…
Aktualitet

PE e miratoi/Raporti për Shqipërinë: Prioritet forcimi i pavarësisë gjyqësore dhe…

9 Korrik, 2025 1:33 pm
“Zgjedhjet nuk i njohim”/ Berisha: Në shtator nisin protestat, janë të vonuara..
Aktualitet

“Zgjedhjet nuk i njohim”/ Berisha: Në shtator nisin protestat, janë të vonuara..

9 Korrik, 2025 1:28 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Aktualitet

Trafikonin shtetase nga Kolumbia dhe Panamaja për prostitucion/1 në pranga, tjetri..

9 Korrik, 2025 1:16 pm
Para
Tërmeti/Voda: Banorët e prekur duhet të boshatisin hotelet deri më 3 janar

Tërmeti/Voda: Banorët e prekur duhet të boshatisin hotelet deri më 3 janar

Holanda ndryshon emrin, ja si do të quhet që nga 1 janari

Holanda ndryshon emrin, ja si do të quhet që nga 1 janari

Grabitja në Rinas, arrestohet një tjetër person

Grabitja në Rinas/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga të arrestuarit
















TE FUNDIT

I vuri zjarrin banesës së hallës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

I vuri zjarrin banesës së hallës së tij, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë
9 Korrik, 2025

Policia ka vënë në pranga një 24-vjeçar, pasi i vuri zjarrin banesës së hallës së tij, për motive të dobëta....

Lexo më shumë

Mitsotakis: Çdo migrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet

Mitsotakis: Çdo migrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet
9 Korrik, 2025

Greqia do të ndalojë për tre muaj të gjitha seancat dëgjimore për azil për migrantët që mbërrijnë me anije nga...

Lexo më shumë

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për shkollën e muzikës dhe muzeun e Preshevës
9 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë të mërkurën mbi gjysmë milioni euro për mbështetje financiare në bashkëfinancimin e projektit...

Lexo më shumë

Shqiptarët bllokohen në autobus në aeroportin e Beogradit, autoritetet serbe heshtin

Auto-Skicë
9 Korrik, 2025

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur me disa pasagjerë shqiptarë të linjës Beograd-Tiranë në aeroportin “Nikola Tesla”. Pasagjerët shihen teksa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com