Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa ka akuzuar Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ka shpenzuar fonde për organizimin e mbrëmjeve festive ndërkohë që ka ende banorë të pastrehë prej tërmetit të 26 nëntorit.
Zhupa shkruan se më këtë veprim Veliaj ka shkelur urdhrin e kryeministrit Rama.
“Në kundërshtim me VKM e Ramës, dhe me deklaraten e tij publike që: “Askush nuk duhet të dedikoje fond nga institucione buxhetore apo jo buxhetore, nga institucionet të qeverisjes vendore për vitin e ri, për darka e për valle”, Veliaj ka vazhduar ahengun festiv me administratorët e bashkise, anëtarë të këshillit bashkiak dhe të ftuar të tjerë të tij.”
Sipas saj, kjo është një “hakmarrje” nga ana e Veliajt kundrejt Ramës pasi ky i fundit e ka “turpëruar publikisht”
“Pasi e urdhëroj të lyej shkallët e një banese sociale, pasi e turpëroi publikisht kur i tha se “nëse të duhet, ti e ha të gjalle gjelin e detit”, Erion Veliaj ka gjetur një formë hakmarrje ndaj Rames, duke i vënë në dyshim autoritetin!”
“Shqipëria Solidare është thjeshtë sllogani, për qejfet e tyre edhe paratë për oligarket nuk kanë luajtur asnjë qindarkë!”, mbyll Zhupa postimin e saj në faqen zyrtare në Facebook. /Opinion.al