Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Buxheti i Tiranës për 2020 nuk përmirëson jetën e qytetarëve

2019/12/27 at 12:26 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
PD: Buxheti i Tiranës për 2020 nuk përmirëson jetën e qytetarëve

Partia Demokratike ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës se në buxhetin e miratuar për vitin 2020, pjesa më e madhe e shërbimeve shkon për rroga dhe luks dhe jo për rritjen e shërbimeve të qytetarëve.

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, deklaroi se “viti 2020 nuk do të jetë për qytetarët e Tiranës një vit me shërbime më të mira, që rrisin cilësinë e jetës në kryeqytet”, pasi, sipas saj, “përveç propagandës që e ka me shumicë, Erion Veliaj do ta shpenzojë për paga dhe luks pjesën më të madhe të taksave të rritura për banorët e Tiranës”.

“Buxheti i miratuar një ditë më parë parashikon që 130 milionë euro të shkojnë për rrogat e Bashkisë së Tiranës dhe për shpenzime të tjera luksi, nga të cilat qytetarët nuk përfitojnë asgjë. Erion Veliaj, personi që u emërua me votat e administratës së vet, e ka çuar në 7 mijë numrin e atyre që do të paguajë me taksat e banorëve të Tiranës. Kjo fryrje që kalon çdo standard europian i shërben vetëm Erion Veliajt, pasi shërbimet për qytetarët nuk do të përmirësohen. Uji i pijshëm do të vazhdojë të mungojë ose do të vijë i ndotur në rubinetat tona, shkollat dhe kopshtet do te vazhdojnë të jenë të mbipopulluara, rrugët nëpër lagjet e Tiranës do të vazhdojnë të jenë gropa-gropa sepse Erion Veliaj nuk ka prioritet zhvillimin e qytetit, por betonizimin e tij”, tha Zhupa.

“Në vitin e pestë të drejtimit të Tiranës, Erion Veliaj vazhdon të mburret me projektet madhore të Lulzim Bashës, Bulevardin e Ri, Pazarin e Ri, lumin e Tiranës, ndërsa ai do të mbahet mend si kryebashkiaku që ka thyer edhe rekordin e Edi Ramës për lejet e ndërtimit, betonizimin e kryeqytetit dhe zhvatjen e qytetarëve. Për vitin 2020 ka një lajm te keq për qytetarët e Tiranës. Zonat ku Erion Veliaj do të vendosë parkim me pagesë, do të zgjerohen. Kjo do të thotë që qytetarëve do t’u merren edhe më shumë para nga xhepat për të mbushur xhepin e Veliajt. Buxheti 2020 i Bashkisë së Tiranës është në të njëjën frymë me atë të buxhetit të qeverisë së Edi Ramës. Ai nuk ka lidhje me interesat e qytetarëve, por është një derë e hapur për aferat korruptive dhe pasurimin e paligjshëm të një grushti klientësh të bashkisë dhe qeverisë”, shtoi zëdhënësja e PD-së. /Opinion.al

Etiketa: bashkia tiranesina zhupapartia demokratike

Ju sugjerojmë

Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare
Aktualitet

Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare

5 Nëntor, 2025 12:12 pm
Kina krijon “Zonën 51” të saj,sateliti kap 2 avionë të gjeneratës 6 në bazën sekrete
Bota

Kina krijon “Zonën 51” të saj,sateliti kap 2 avionë të gjeneratës 6 në bazën sekrete

5 Nëntor, 2025 12:02 pm
Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
Kryesore

Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE

5 Nëntor, 2025 11:58 am
“Nga janari, paga minimale 500 euro”, Rama: Pensionet, 1,7 miliardë euro më shumë
Kryesore

“Nga janari, paga minimale 500 euro”, Rama: Pensionet, 1,7 miliardë euro më shumë

5 Nëntor, 2025 11:56 am
Lejuan ndërtimin pa leje të 3 objekteve në Sauk, pranga 5 inspektorëve të IMT
Aktualitet

Lejuan ndërtimin pa leje të 3 objekteve në Sauk, pranga 5 inspektorëve të IMT

5 Nëntor, 2025 10:27 am
Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit
Kronikë

Qarkullonte me automjet i armatosur në qytetin e Kukësit, pranga 30-vjeçarit

5 Nëntor, 2025 9:26 am
Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori
Bota

Zohran Mamdani zgjidhet kryebashkiak i Nju Jorkut, i pari mysliman në histori

5 Nëntor, 2025 8:28 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 5 nëntor 2025

5 Nëntor, 2025 8:25 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 nëntor 2025

5 Nëntor, 2025 8:23 am
Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
-U tha në Opinion

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

5 Nëntor, 2025 12:45 am
Para
Anulimi i operacioneve, reagon Drejtori i Spitalit të Shkodrës

Anulimi i operacioneve, reagon Drejtori i Spitalit të Shkodrës

Sekuestrohen 1130 kapsolla dhe 365 fishekzjarrë në Gjirokastër

Sekuestrohen 1130 kapsolla dhe 365 fishekzjarrë në Gjirokastër

Balla dorëzon kërkesën në Gjykatë: ‘CEZ’ t’i kalojë për hetim SPAK-ut

Balla dorëzon kërkesën në Gjykatë: 'CEZ' t'i kalojë për hetim SPAK-ut

TE FUNDIT

Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare

Rama mbledh në kryeministri Peleshin, Ballën dhe krerët e komisioneve parlamentare
5 Nëntor, 2025

Sot kryeministri Edi Rama ka mbedhur në selinë e qeverisë kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit parlamentar Taulant...

Lexo më shumë

Kina krijon “Zonën 51” të saj,sateliti kap 2 avionë të gjeneratës 6 në bazën sekrete

Kina krijon “Zonën 51” të saj,sateliti kap 2 avionë të gjeneratës 6 në bazën sekrete
5 Nëntor, 2025

Imazhet e para satelitore të njohura të dy avionëve luftarakë kinezë të gjeneratës së gjashtë janë publikuar. Sipas medias “The...

Lexo më shumë

Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE

Rama: Jemi në rrugën e duhur për të mbyllur negociatat në 2027 me BE
5 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato, deklaroi se...

Lexo më shumë

“Nga janari, paga minimale 500 euro”, Rama: Pensionet, 1,7 miliardë euro më shumë

“Nga janari, paga minimale 500 euro”, Rama: Pensionet, 1,7 miliardë euro më shumë
5 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama, me një video në Facebook, foli sërish për skemën e re të pensioneve. Kreu i qeverisë u shpreh...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com