Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencën për kallëzimin penal të bërë nga presidenti Ilir Meta për Ardian Dvoranin, kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Kështu, kallëzimi i Metës pritet të kalojë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Kujtojmë se kreu i KED, Dvorani akuzohet nga kreu i shtetit për veprat “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit”, sa i përket përplasjes për listën me emrat e kandidatëve për t’u emëruar në Gjykatën Kushtetuese./Opinion.al