Është shtyrë seanca gjyqësore kundër administratorit të kompanisë “Arbi Garden”, Abër Çekaj, i cili akuzohet për trafikimin e sasisë rekord prej 613 kilogramësh kokainë e cila u gjet e fshehur në kontinierët e me banane në magazinën e kompanisë së tij.
Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit të të akuzuarit tjetër në këtë proces Donaldo Lushaj, i cili kishte rolin e menaxherit në kompaninë e Çekajt.
I arrestuar në këtë proces është edhe shoferi i kompanisë, Armando Pezaku.
Në pretencën e saj Prokuroria ka kërkuar 21 vite burg për Arbër Çekajn, 16 vite burg për Donaldo Lushajn dhe 13 vite burg për Armando Pezakun. Gjatë procesit ata kanë kërkuar gjykim të shkurtuar që do të thotë se nëse shpallen fajtor nga gjykata atëherë do të përfitojnë reduktim me 1/3 të kohës së dënimit.
Para disa ditësh u mësua se avokati i Arbër Çekajt ka bërë kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për zëvendësimin e prokurorit të çështjes, Edivin Kondili.
“Kam bërë ankesë për të kërkuar largimin e prokurorit Edvin Kondili ne KLP, pasi nuk mund të vazhdoj me një prokuror që manipulon provat”, tha Çekaj. Për këtë kërkesë KLP ende nuk ka marrë një vendim. /Opinion.al