Dy fëmijë, shqiptarë të Kosovës, janë mbytur në një lumë në Francë. Siç raporton AFP, dy fëmijët shqiptarë janë motër e vëlla.
Tragjedia ka ndodhur pranë lumit në Montbrison, ujërat e të cilit e kanë rritur nivelin kohët e fundit nga shiu i fortë.
Nëna 35-vjeçare nga Kosova ishte duke ngrënë me fëmijët në një restorant, përpara se t’i merrte me vete në fund të pasdites për të luajtur pranë lumit.
Sipas deklaratave të saj, fillimisht në ujë ka rënë djali, ndërsa e motra u përpoq ta kapte para se të rrëmbehej nga rrjedha por u mbyt edhe ajo.
Edhe nëna është futur në ujë për t’i shpëtuar, por nuk ka arritur t’i kthente në jetë./ Opinion.al