Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A qëndron miliarderi George Soros pas Mini Shengenit?

2019/12/24 at 3:25 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
A qëndron miliarderi George Soros pas Mini Shengenit?

Takimi i radhës për “Mini Shengenin” Ballkanik në Tiranë solli një përplasje të re mes liderëve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Por këtë të martë, Gazeta Express në Prishtinë ka publikuar një shkrim ku thekson se kjo iniciativë është e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, e miliarderit George Soros.

Sipas Gazetës Express, ekziston një dokument por që ende nuk e ka publikuar, ku tregohet mjaft qartë se ideja është hedhur nga ish-zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland, ndërkohë që në terren e ka shtyrë Alexander Soros, djali i miliarderit, i cili është vizitor i shpeshtë në rajon.

“Iniciativa nuk është e sponsoruar nga Amerika dhe Europa, por nga një miliarder. Shtetet e Bashkuara të Amerikës thuhet se e mbështesin këtë iniciativë vetëm në parim, pasi ato inkurajojnë bashkëpunimin rajonal, por sic e kanë potencuar vetëm nëse një gjë e tillë i përfshin të gjithë. Madje edhe kur Rama ia dha lirinë Vuçiqit ta shpjegojë idenë në Paris para Macronit, Presidenti francez e kishte pyetur nëse ajo është “all inclusive””, theksohet në këtë shkrim.

“Në dokumentin e MPJ-së që e ka parë Gazeta Express thuhet se “kjo iniciativë është ideuar nga Victoria Nuland (ish -zyrtare e lartë në State Department), që aktualisht është e angazhuar në sektorin privat dhe është sponsoruar nga Fondacioni për Shoqëri të hapur përkatësisht nga Alexander Soros. Dokumenti tërheq vërejtjen për rreziqet që i kanosen Kosovës në aspektin politik. Aty thuhet se Minishengeni i jep Serbisë mundësi që të dëshmohet si faktor konstruktiv në rajon pa përmbushur asnjë detyrim karshi Kosovës. Sugjerohet madje që Kosova t’i kundërvihet kësaj inciative në bashkëpunim me Shqipërinë dhe Malin e Zi për shkak se Podgorica ka refuzuar ose ka rezerva ndaj projektit. Por, sic po shihet tashmë Rama ka zgjedhur tjetër rrugë duke sulmuar Kosovën dhe duke bashkëpunuar me Vuçiqin”, shkruhet më tej. / LAJMIN E PLOTË E LEXONI KËTU

Gjatë takimit në Tiranë, kryeministri Edi Rama, homologu i tij i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, presidenti malazes Milo Gjukanoviç dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pohuan se kanë diskutuar hapur për të punuar së bashku në zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme dhe çdo dakordësim të ri me dobi ekonomike.

Rama deklaroi pas takimit se vendet pjesëmarrëse të kësaj nisme po “përpiqen të bashkojnë energjitë për të shpejtuar proceset e integrimit dhe standartet e BE-së përmes lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve”. Ai falenderoi pjesëmarrësit për ndihmën që vendet e tyre i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit, dhe më pas theksoi se kjo nismë është gjithëpërfshirëse, e hapur, pa kushte dhe nuk i imponohet askujt, duke patur parasysh refuzimin e Kosovës për të marrë pjesë në këtë takim./ Opinion.al

Etiketa: mini shengeni

Ju sugjerojmë

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve
Aktualitet

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

21 Janar, 2026 9:36 am
Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…
Aktualitet

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…

21 Janar, 2026 9:33 am
Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt
Bota

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt

21 Janar, 2026 9:02 am
“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…
Aktualitet

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…

21 Janar, 2026 8:55 am
Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër
Aktualitet

Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër

21 Janar, 2026 8:46 am
Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur
Bota

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur

21 Janar, 2026 8:44 am
15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë

21 Janar, 2026 8:37 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 21 janar 2026

21 Janar, 2026 8:34 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 21 janar 2026

21 Janar, 2026 8:34 am
Dosja Epstein/ Trump: Firmosa projektligjin, do zbulohen lidhjet me demokratët
Bota

Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 Janar, 2026 9:46 pm
Para
Video/ Bllokohen 10 mijë lodra të rrezikshme për fëmijët

Video/ Bllokohen 10 mijë lodra të rrezikshme për fëmijët

Aludime për tradhti ndaj Miley Cyrus?Reagon menaxheri i të dashurit të saj

Aludime për tradhti ndaj Miley Cyrus?Reagon menaxheri i të dashurit të saj

Guterres, thirrje për ndaljen e luftimeve në Sirinë veriperëndimore

Guterres, thirrje për ndaljen e luftimeve në Sirinë veriperëndimore

TE FUNDIT

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve
21 Janar, 2026

Policia e Shtetit u ka bërë apel shoferëve që të bëjnë kujdes në të gjitha akset rrugore në vend, për...

Lexo më shumë

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…
21 Janar, 2026

Gjatë natës, pjesa veriore e vendit ka qenë nën ndikimin e reshjeve të dëborës. Reshjet e borës kanë përfshirë territorin...

Lexo më shumë

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt
21 Janar, 2026

Aeroplani Air Force One ku udhëtonte presidenti i SHBA, Donald Trump drejt Zvicrës ndryshoi kurs mbi Atlantik dhe u kthye mbrapsht për...

Lexo më shumë

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar 15-vjetorin e 4 vrasjeve të qytetarëve më 21 janar të vitit 2011, në kohën kur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com