Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës reagim kundër Ramës

2019/12/24 at 3:15 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës reagim kundër Ramës

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka reaguar lidhur me qëndrimin e Kryeministrit Rama në  krah presidentit serb, Aleksander Vucic, gjatë takimit të “Mini-shengenit”.


Gjithashtu në reagimin e publikuar gjatë ditës së sotme nga ASHAK është përmendur fakti se si Rama ka sulmuar një gazetare duke e akuzuar për ‘pyetje patetike’, në momentin kur ajo ka përmendur faktin që Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e shtetitt serb kundër civilëve në Kosovë.

Sipas deklaratës së ASHAK-u sulmet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në drejtim të Kosovës duken si një hakmarrje e paarsyeshme që ka konotacion shqetësues për të ardhmen e  raporteve Kosovë-Shqipëri.

Reagimi i plotë:

Të përballur me kriza të brendshme dhe me dështime të njëpasnjëshme në çështje të reformave dhe të integrimeve evropiane; me rritjen e vazhdueshme të autoritarizmit dhe të pushtetit të pakontrolluar të oligarkëve; me cenimin e pashembullt të lirisë së shprehjes dhe të veprimit opozitar; me përfshirjen e pandalur të të gjithë pushteteve në një paqëndrueshmëri institucionale, tre shtete fqinjë të Kosovës (Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria) së fundi bënë një depërtim medial në opinionin tonë me një marrëveshje që duhej të imitonte punët e rëndësishme të Europës, me të ashtuquajturin “mini-Shengen ballkanik”, duke prodhuar të vetmin efekt të dukshëm dhe të prekshëm: çrregullimin serioz të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri dhe lëndimin e krejt ndjeshmërisë sonë rreth këtyre marrëdhënieve.

Duke e parë këtë rrethanë dhe duke vërejtur dëmin e konsiderueshëm që shkaktoi kjo nismë në politikëbërjen shqiptare, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) është e shtrënguar të reagojë, duke konsideruar se nisma e propozuar nga Serbia ka prapavijë të qartë subversive dhe synon rrënimit e perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit, duke krijuar alternativa minuese dhe defaktorizim të potencialit politik shqiptar në këtë proces. Duke e ditur se Kosova nuk mund të përfshihet në asnjë proces dhe në asnjë marrëveshje ku ajo nuk është e barabartë dhe ku asaj nuk i njihet shtetësia dhe sovraniteti, fyerja dhe lëndimi që iu bë asaj në takimin e fundit në Tiranë, përfshirë edhe tiradat përçmuese të kryeministrit të Shqipërisë, kap përmasat e një hakmarrjeje të paarsyeshme dhe me konotacion të frikshëm për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Në Tiranë, bashkë me mohimin e agresionit serb mbi Kosovën, të mijëra të vrarëve e të masakruarve, të deportimeve dhe shkatërrimeve të papara, përveç që u promovua indiferenca zyrtare e Shqipërisë dhe mohimi i kësaj memorie kombëtare, duke e quajtur këtë histori të Kosovës “pyetje patetike”; edhe më i frikshëm dhe më brengosës doli të ishte reagimi i vakët i institucioneve të pavarura, i shoqërisë civile, i botës akademike dhe i mendjeve të lira të profileve krijuese, të cilët ose u shtrënguan të heshtin, ose pazëshëm mbështetën shfryrjet e egërsuara të liderit të tyre kundër Kosovës. Po kaq i pakuptueshëm dhe thellësisht i parëndësishëm, madje i zmbrapsur dhe i pavlerë ishte qëndrimi i faktorit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili nuk gjeti mënyrë të artikulojë një qëndrim që do të shkonte një hap më larg se interesat e ngushta të politikës provinciale.

ASHAK fuqimisht mbështet qëndrimin se “mini-Shengeni ballkanik” nuk është i mundur në një asimetri të këtillë politike në Ballkan, me dominim të theksuar të Serbisë, duke qenë se ajo nuk njeh Kosovën dhe që çdo ditë minon dhe shantazhon progresin e saj, synon ndarjen dhe copëtimin e saj, mohon krimet dhe nuk respekton marrëveshjet e arritura dhe që është e angazhuar gjerësisht në pengimin e integrimeve të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë dhe duke ndërmarrë sulme të vazhdueshme diplomatike për të zvogëluar numrin e njohjeve. Mbi të gjitha, Kosova nuk mund të përfshihet në një proces të udhëhequr nga Serbia, përderisa ajo vazhdon ta mbajë Kosovën në kushtetutën e saj si pjesë e këtij shteti dhe aq më pak të përfshihet në aleanca që shkojnë kundër interesave tona kombëtare dhe krijojnë alternativa të kundërvënies ndaj integrimeve europiane dhe euro-atlantike. Kosova nuk mund të bëhet pjesë e aleancave që kanë kërkuar dhe vazhdojnë të kërkojnë zhbërjen e saj. Historia më e re e Kosovës është histori e vlerave të civilizimit perëndimor dhe e parimeve të lirisë dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje. Më anë tjetër, Kosova është shtet sovran, ka subjektivitetin e saj politik, ka organet e saj legjitime dhe në asnjë rrethanë nuk mund të pranojë vendimmarrje të imponuar dhe sjellje paternaliste.

Duke u mbështetur në këto parime, ASHAK gjithnjë do të punojë dhe do të mbështesë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri në të gjitha fushat, do të bëhet pjesë e të gjitha proceseve të përbashkëta integruese dhe do të përpiqet të minimizojë dëmet që shkaktohen në këto marrëdhënie nga politikat e pamatura dhe kundërvënëse ndaj procesit normal të integrimit të ndërvetshëm./Opinion.al/

 

Etiketa: ASHAKedi rama


Ju sugjerojmë

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi
Bota

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

2 Gusht, 2025 10:45 pm
Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
Bota

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

2 Gusht, 2025 10:35 pm
Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
Aktualitet

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

2 Gusht, 2025 10:10 pm
Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
Bota

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

2 Gusht, 2025 9:57 pm
Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë
Aktualitet

Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

2 Gusht, 2025 9:17 pm
Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Korçë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një arë, plagoset drejtuesi

2 Gusht, 2025 9:03 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Tiranë, plagoset me armë zjarri një 27-vjeçar në zonën e Freskut. Ja gjendja e tij

2 Gusht, 2025 8:38 pm
Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..
Bota

Hamasi vendos kushtet: Nuk dorëzojmë armët pa një shtet palestinez..

2 Gusht, 2025 8:22 pm
Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Jo më biznese që përjashtohen nga Tatimet/ Reforma prek IT-në dhe bizneset sezonale

2 Gusht, 2025 8:07 pm
Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani
Bota

Rritet numri i rasteve të dhunës në familje në Gjermani

2 Gusht, 2025 7:58 pm
Para
A qëndron miliarderi George Soros pas Mini Shengenit?

A qëndron miliarderi George Soros pas Mini Shengenit?

Video/ Bllokohen 10 mijë lodra të rrezikshme për fëmijët

Video/ Bllokohen 10 mijë lodra të rrezikshme për fëmijët

Aludime për tradhti ndaj Miley Cyrus?Reagon menaxheri i të dashurit të saj

Aludime për tradhti ndaj Miley Cyrus?Reagon menaxheri i të dashurit të saj
















TE FUNDIT

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi

Dronët ukrainas godasin disa rajone në Rusi
2 Gusht, 2025

Shpërthime dhe zjarre janë raportuar në disa rajone të Rusisë pas një vale sulmesh me dronë ukrainas, teksa presidenti amerikan,...

Lexo më shumë

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki

Shembull i sigurisë rrugore/ Asnjë vdekje nga aksidentet gjatë 2024 në Helsinki
2 Gusht, 2025

Ndërkohë që vdekjet nga aksidentet rrugore në BE ranë me 3 për qind në vitin 2024, Helsinki shënoi një arritje...

Lexo më shumë

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Aksident në Levan-Tepelenë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur
2 Gusht, 2025

Një aksident është regjistruar sot në autostradën Levan – Tepelenë, në vendin e quajtur Kafaraj. Automjeti është përplasur me një...

Lexo më shumë

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve

Europa: Përkujtim i gjenocidit ndaj sintive dhe romëve
2 Gusht, 2025

Rreth 500.000 sinti dhe romë u vrarë gjatë sundimit nazist. Në ditën përkujtimore europiane, ministri gjerman i shtetit për Kulturën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com