Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ne kemi nevojë për një SPAK që të na sjellë besimin tek drejtësia!

2019/12/21 at 2:26 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A

Mentor Kikia-Unë e njoh personalisht Arben Krajën, aq sa për të patur një konsideratë njerëzore shumë pozitive. Si jurist e “njoh” për faktin se nuk bën pjesë në listën e atyre prokurorëve e gjykatësve, të cilët i kishin shndërruar zyrat në agjensi të shit-blerjes së ligjit, dhe mbi tavolinë “mbanin” edhe listën e çmimeve sipas veprave penale.
Unë jam i bindur se fakti që Arben Karaja ka qenë hetues në vitit 1990, dhe ka hetuar një burrë për “sjellje që bien ndesh me moralin komunist”, nuk e bën atë një komunist, as njeri që ka lyer duart me gjak. Ai ka qenë atëkohë një jurist i ri dhe skishte si dhe ku ta fillonte karrierën ndryshe. Nga sa u informova, njeriu që ka hetuar Kraja ka qenë njëri ndër ata, që në 25 korrik 1990 kishte ardhur nga Shkodra në Tiranë, me shpresën se do të hapeshin sërish ambasadat. Atëkohë student, edhe mua me kanë ndaluar në polici, në Elbasan, dhe kolegët e Krajës pasi më kërcënuan për të njëjtat gjëra, më vunë përpara të firmosja ca letra se unë nuk do ta tradhëtoja vendin, nuk do të ikja jashtë, nuk do të organizoja sulme ndaj ambasadave (edhe pse kisha kaluar para dyerve të hapura të tyre e nuk kisha hyrë). Me pak fjalë regjimi ishte në përpëlitjet e fundit dhe përpiqej të kafshonte ku të mundte me dhëmbët që po i binin.

Kjo histori nuk bën as mua disident dhe as Arben Krajën kriminel.

Megjithatë, kjo është papranueshme për kreun e një institucioni të ri si SPAK. Askush nuk ia tundi Benit këtë copë letër për gati 30 vjet sa ishte prokuror.
Por sot po! Dhe ata që e zgjidhën nuk duhej ta kishin neglizhuar.

Sepse SPAK nuk është thjeshtë një strukturë prokurorie. Ai është mundësia që shqiptarët të fillojnë të kenë drejtësi dhe mbi të gjitha, të kenë besim tek drejtësia e tyre.
SPAK është alternativa e vetme, që ne shpresojmë të vërë dorën mbi plagët e qelbura të korrupsionit. Të mos harrojmë, në vendin më të korruptuar në Europë, të vetmit zyrtarë të dënuar janë Spiro Ksera që vodhi 20 mijë Euro të një koncerti për komunitetin rom dhe Ervin Salianji, që dyshohet si bashkëpunëtor i Babales.

Ndaj, Arben Kraja nuk duhej ti drejtohej SPAK-ut pa pohuar, së paku, publikisht këtë fakt. Kjo nuk e bën atë më pak apo më shumë profesionist, as më pak apo më shumë të pastër.
Por do ta bënte më shumë të besueshëm. Nëse Kraja do të udheheqë nesër një hetim ndaj Sali Berishës apo Lulzim bashës, ai do të jetë i paragjykuar.

Ne kemi nevojë për nje drejtësi që ta bësojmë, pasi jemi lodhur nga prokurorë që i çonin dosjet natën në zyrat e ministrave që kishin nën hetim. Ndaj, zgjidhe vetë këtë punë Ben! Neve na intereson SPAK-u.

Etiketa: mentor kikia

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Rindizet konflikti Rama-Haradinaj: Ramushi është një gënjeshtar!

Rindizet konflikti Rama-Haradinaj: Ramushi është një gënjeshtar!

PD për SPAK: Kraja hetues i komunizmit, Dumani takim me Ulsi Manjën

PD për SPAK: Kraja hetues i komunizmit, Dumani takim me Ulsi Manjën

E trishtë/ Familjarët gjejnë 41-vjeçarin në Fier të varur në kasolle

Pakistan, një profesor dënohet me vdekje për blasfemi

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com