Ditën e djeshme u njoftua pezullimi nga detyra i shefit të Komisariatat të Librazhdit, sëbashku me 9 punonjës të tjerë pasi kanë lejuar kultivimin e kanabisit në disa zona të Librazhdit.
Sot është bërë e ditur se Bukurosh Teqja do të zëvendësojë Hasanajn si shef i komanduar i Komisariatit në Librazhd.
Ai ka qenë shef i rendit në Komisariatin e Peqinit dhe emri i tij është përmendur disa herë në denoncimet e ish-kryeministrit Berisha.
Bukurosh Teqja është akuzuar në vitin 2016 nga Berisha se shoqëronte kryetarin e PS në Peqin, Edurim Teqja i cili ishte në kërkim në atë kohë për çështjen e Ardit Gjoklajt. Ndërsa në vitin 2018, Berisha denonconte në Facebook rastin e një personi invalid i cili pretendonte se dhunohej nga bashkëshortja e cila sipas tij përdorej si prostitutë nga disa oficerë policie në komisariatin e Peqinit dhe ndër ta ishte dhe emri i Bukurosh Teqes.
Në komisariatin e Librazhdit janë komanduar gjithashtu dhe Leonard Allkja si shef Krimesh dhe Henri Ruçi Shef Rendi. /Opinion.al