Hapet zyrtarisht gara për tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e Aeroportit të ri të Vlorës. Ministria e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha sot në prezantimin e bërë në kryeministri se punimet do të nisin më 31 maj 2020.
Sipas Ballukut nga Shqipëria do të kemi për herë të parë dhe linja transoqeanike që do të aksesojnë SHBA-në dhe Kanadanë.
” Sot çelim zyrtarisht tenderin ndërkombëtar për rindërtimin e Aeroportit të Vlorës. Pesimizmi ka qenë i zëshëm, por sot hidhet hapi i parë. Për herë të parë nga Shqipëria do të kemi një linjë transoqeanik, akses të drejtpërdrejt të shqiptarëve apo diasporës me SHBA apo Kanadanë. Afati i garës është deri në 12 mars. I kemi lënë një afat të gjatë për mos i vendosur në presion dhe kohë pas festave. Do të jetë një proces transparent dhe me standardet më të larta. Termat dhe kushtet e tenderit do të rrisin shërbimin ajror”, deklaroi Balluku.
Ministria theksoi se vlera akumulative që do të sjellë funksionimin e këtij aeroporti do të jetë 30 milionë euro ndërsa procesi transparent./Opinion.al