Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Por duke filluar nga mesdita dhe në vijim, vranësirat do të shtohen në pjesën më të madhe të vendit. Në orët e mbrëmjes, zonat Perëndimore parashikohen të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta, por pa rrezikuar reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës me -1°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës dhe Durrësit me 19°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë. / Opinion.al