Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Historike, Dhoma e Përfaqësuesve voton për shkarkimin e Trump

2019/12/19 at 8:04 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Historike, Dhoma e Përfaqësuesve voton për shkarkimin e Trump

Donald Trump është zyrtarisht presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara që është shpallur fajtor nga Dhoma e Përfaqësuesve. Kjo e fundit, e kontrolluar nga demokratët, votoi për dy akuza kundër tij: abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Akuza e parë kaloi me 230 vota pro dhe 197 kundër, ndërsa e dyta 229-198. Tashmë do të jetë gjykimi i tij në Senat, që do të vendosë nëse ai  do të ruajë postin e Presidentit apo jo. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelos, nuk tha një datë fikse se kur do t’i dërgojnë akuzat në Senat por theksoi se Trump nuk ia ka lënë zgjidhje tjetër.

Nga ana e saj Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë, ku theksohej se presidenti është “i bindur se do të shfajësohet plotësisht” gjatë gjykimit në Senat.

Kujtojmë se Trump akuzohet se i ka bërë presion Ukrainës për të zbuluar informacione për Joe Bidenin, i cili mund të jetë rivali i tij në zgjedhjet e vitit 2020, dhe djalin e tij Hunter, i cili ka punuar për një kompani ukrainase, kur Joe Biden ka qenë nënpresident i SHBA-së.

Në këmbim të ndereve nga Ukraina, Trump akuzohet se ka mbajtur dy gjëra pezull: ndihmën ushtarake për Ukrainën, në vlerë prej 400 milionë dollarësh, dhe një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas.

Me këto veprime, sipas demokratëve, Trump ka abuzuar me pushtetin, pasi ka përdorur zyrën e presidentit për përfitime politike personale dhe në dëm të sigurisë kombëtare. Ai akuzohet edhe për pengim të punës së Kongresit, pasi ka refuzuar të bashkëpunojë me ta në hetime.

Procedurat e shkarkimit kanë nisur në shtator, kur një informator – zyrtar i paidentifikuar i inteligjencës ka ngritur një ankesë zyrtare, duke shprehur shqetësim për bisedën telefonike që Trump ka zhvilluar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, më 25 korrik.

Transkriptimi i bisedës ka zbuluar se Trump ka kërkuar nga Zelensky që Joe dhe Hunter Biden të hetohen për korrupsion, ndërsa biseda është zhvilluar pasi Trump ka bllokuar miliona dollarë ndihma për Ukrainën.

Ambasadori amerikan në Ukrainë, Bill Taylor, ka thënë më pas se presidenti e ka bërë të qartë se ndihma do të jepej me kusht që Biden të hetohej.

Nga ana e tij, Trump mohon se ka përdorur ndihmën ushtarake si kusht për Zelenskyn dhe në disa raste ka përsëritur se biseda e tij me udhëheqësin e Ukrainës ka qenë “perfekte”. Hetimet kundër tij i ka cilësuar si “gjueti shtrigash” nga demokratët dhe disa media./Opinion.al

Etiketa: dhomaSHKARKIMtrump

Ju sugjerojmë

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
Kryesore

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

18 Dhjetor, 2025 7:17 pm
Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së
Kryesore

Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së

18 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden
Bota

Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden

18 Dhjetor, 2025 6:46 pm
“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt
Bota

“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt

18 Dhjetor, 2025 5:59 pm
Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz
Bota

Izraeli do të furnizojë Egjiptin me 35 miliardë dollarë gaz

18 Dhjetor, 2025 4:58 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Orban: Përdorimi i aseteve ruse, ide budallaqe

18 Dhjetor, 2025 3:56 pm
Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE
Rajoni

Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Mbështetje financiare nga BE

18 Dhjetor, 2025 3:01 pm
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18 Dhjetor, 2025 2:52 pm
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn
Kronikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Durrësit liron Arbër Paplekajn

18 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet
Bota

Maduro sfidon SHBA-në për naftën dhe bën thirrje për unitet

18 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Para
Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2019

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2019

133 milionë euro më pak në 11 mujor,  Qeveria faturon dështimin në…

133 milionë euro më pak në 11 mujor, Qeveria faturon dështimin në...

Zbardhet vrasja e 55-vjeçarit në Shkodër, arrestohet një person

Pronari i lokalit u gjet i pajetë, autorët tentuan t'i vinin flakën

TE FUNDIT

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë
18 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka vendosur të largojë Ervin Salianjin nga posti i drejtuesit politik në Njësinë 6 në...

Lexo më shumë

Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së

Berisha në Kavajë: Ky qytet frymëzoi lindjen e PD-së
18 Dhjetor, 2025

Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të degës së PD-së...

Lexo më shumë

Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden

Fjalimi i Trump për rritjen e kostove të jetesës: Fajin e ka Biden
18 Dhjetor, 2025

Në një fjalim të rrallë, të mbajtur nga Zyra e tij Ovale mbrëmjen e së mërkurës, Donald Trump fajësoi paraardhësin...

Lexo më shumë

“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt

“Boll me fjalë”, kancelari Merz: T’i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt
18 Dhjetor, 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz kërkoi hapir ngrirjen 210 miliardë eurove e asete ruse për të ndihmuar në përfundimin e luftës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com