Në fshatin Përparim të Peqinit një automjet është gjetur i shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesi.
Sipas policisë makina është në pronësi të 38-vjeçarit me iniciale E.D dhe ka qenë e parkuar në çastin kur u përfshi nga flakët.
Sipas hetimeve të para mendohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./Opinion.al/